Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry i ka bërë thirrje kryeministrit të Turqisë, Recep Taip Ergodan që të shtyj vizitën e tij në Rripin e Gazës, në kohën kur Shtetet e Bashkuara po bëjnë përpjekje për të përmirësuar raportet turko-izraelite.
Kerry porositi të dielën nga Stambolli, se i ka kërkuar Erdoganit që të pres derisa të arrihen “kushtet e drejtat” për të realizuar vizitën e tij në Gaza.
Thirrja e tij vjen pasi kryeministri turk lajmëroi se do të vizitoj territorin Palestinez muajin e ardhshëm, transmeton “Rel”.
Në fakt, Erdogan tashmë veç ka sy htyrë vizitën e tij për në Palestinë, pasi kishte në plan që gjatë muajit prill të shkoj atje, por këtë gjë e kishte bërë pasi administrata amerikane nxori një pajtim mes palëve, të cilat janë të zëna tash e tre vjet.
Raportet Turqi-Izrael mbesin të tensionuara prej se marinsat izraelite vranë nëntë turq në një anije që po barte ndihma humanitare për Palestinezët në vitin 2010.
Izraeli ka kërkuar falje për këtë incident, ndërsa duhet të plotësoj edhe dy kushte tjera që ia ka vënë Turqia para se raportet e tyre të normalizohen. /Telegrafi/
Categories