Categories
Lajme FRI

Këshilla: Gjashtë URL truqe me të cilat do të bëheni mjeshtër i YouTube

Video shërbimi më i popullarizuar në internet YouTube në vetvete përmban shumë gjëra përmes së cilave shikimi i videove bëhet shumë i këndshëm. Megjithatë, ne po ju prezantojmë gjashtë truqe përmes së cilave me një ndërhyrje të lehtë në URL-në e videos do të fitoni mundësi shtesë. (PCWorld Albanian)
1. YouTube Repeater – për përsëritjen e këngës tuaj të preferuar
Nëse për ndonjë arsye dëshironi që të përsërisni një këngë në YouTube atëherë ju prezantojmë një shërbim të thjeshtë të quajtur YouTube Repeater, deri te i cili arrihet me ndërrimin e thjeshtë të URL-së. E tëra që ju duhet të bëni është që linkun origjinal të videos nga YouTube (psh. http://www.youtube.com/watch?v=QGJuMBdaqIw) ta shëndrroni në : http://youtuberepeater.com/watch?v=QGJuMBdaqIw. Më pas do të ju hapet një ndërfaqe e re ku mund të klikoni në “përsëritje” të një pjese të caktuar të këngës.
2. Shkarkoni në kompjuterin tuaj secilën video
Nëse për ndonjë arsye dëshironi që ndonjë nga videot në YouTube ta shkarkoni në kompjuterin tuaj këtë gjë mund ta bëni me një truk shumë të thjeshtë.
Në URL-në e videos: http://www.youtube.com/watch?v=QGJuMBdaqIw, vetëm shtoni “pwn”. Kjo duket kështu: http://www.pwnyoutube.com/watch?v=QGJuMBdaqIw
3. Shmangni mbrojtjen regjionale
Sigurisht që ju ka ndodhur ndonjëherë që të dëshironi të shikoni një video në YouTube, por keni hasur në një njoftim të tillë sikurse në foton më poshtë: “Që megjithatë ta shikoni këtë video ju duhet që nga linku i URL-së që gjithmonë përfundon kështu: /watch?v=WuDP7c3Zd8I ta shndërroni kështu: /v=WuDP7c3Zd8I.
4. Zgjedhni kohën e dëshiruar të fillimit të videos
Shumë përdorues të videove të cilat i shikojnë dëshirojnë që t’ua dërgojnë përdoruesve tjerë, por duke theksuar vetëm një pjesë të caktuar të asaj videoje. Mënyra më e thjeshtë që ta bëni këtë është gjatë reproduktimit të videos dhe në momentin e dëshiruar të klikoni me anën e djathtë të miut në video playerin dhe të zgjidhni opsionin Copy video URL at current time. Një mënyrë më e gjatë është që nën video klikoni opsionin Share dhe shkruani kohën e dëshiruar për fillimin e videos kur përdoruesi tjetër ta shikojë. URL-ja në atë rast do të duket kështu: http://youtu.be/l-20-xSziXw?t=2m32s…që do të thotë se videoja do të fillojë nga 2 minuta e 32 sekonda.
5. Përjashtoni video të ngjashme dhe të lidhura
Nëse në ndonjë rast ngarkoni ndonjë video nga YouTube në faqen tuaj dhe nuk dëshironi që në fund të reproduksionit të kësaj video të shfaqen video të ngjashme e gjitha që duhet të bëni është që në “embed code” të shtoni “?rel=o”, gjë të cilën mund ta bëni edhe me ç’kyçjen e
6. Shikoni menjëherë pjesën më të rëndësishme të videos
Shumë përdorues të cilët YouTuben e përdorin për distribuimin e video përmbajtjeve të tyre, videot e tyre i pregatisin me hyrje, shënime të ndryshme tëkstuale dhe gjëra të tjera të cilat nganjëherë na bëjnë që atë video thjeshtë ta ndalim para se përmbajtja që kemi dashur të shikojmë të fillojë së shfaquri.
Këtë gjë mund ta ndaloni dhe atë shumë thjeshtë.
E gjitha që ju duhet të bëni është që në fund të URL-së të videos të cilën dëshironi të shikoni ti shtoni: &wadsworth=1.
Kështu le të themi: http://www.youtube.com/watch?v=l-20-xSziXw, të bëhet http://www.youtube.com/watch?v=l-20-xSziXw&wadsworth=1 dhe ju do të shihni pjesën më interesante të asaj video.

Exit mobile version