Dëshironi të futeni në botën e fotografisë, por nuk jeni të sigurt si të filloni? Përmbajuni disa këshillave të thjeshta dhe shpejt do të përparoni.

 

1. Mos i blini menjëherë pajisjet më të shtrenjta
Është e mundur që të bëhen edhe fotografitë e mira me pajisje të lira, e derisa e praktikoni do të shihni se për çfarë aparati keni nevojë. Përvoja më e mirë është ajo personale.
2. Blini trekëmbësh për fotoaparat
Me përdorimin e trekëmbëshit fotografitë do të janë dukshëm më të pastra, posaçërisht kur fotografohet në kushte me më pak dritë. Trekëmbëshi mundëson edhe disa efekte shumë interesante me ekspozimin e zgjatur, e çmimi i një trekëmbëshi solid për një fotoaparat digjital nuk është edhe aq i madh.
3. Gjithmonë bartni aparatin me vete
Edhe mos ngurroni që ta përdorni. Shanset për të bërë fotografi të mira janë kudo rreth nesh dhe ato duhet të shfrytëzohen.
4. Kënaquni në procesin e mësimit
Shfletoni faqet e internetit si ajo e Flickr ku vendosen fotografi të ndryshme, kyçuni në komentimin e fotografive, pyetni se si janë fotografuar dhe në fund paraqitni edhe fotografitë tuaja në ndonjë galeri online (qoftë edhe në telegrafi.com) dhe lexoni komentet e këshillat për ato fotografi.
5. Provoni mënyrat e ndryshme të funksionimit në fotoaparat
Edhe pse fotoaparati juaj i parë pothuajse sigurt do të jetë një digjital kompakt, mos ngurroni të provoni fotografimin në mënyrë të ndryshme. Sigurisht që fotoaparat mund të bëj shumë më shumë sesa që ju e prisni, e ju do të mësoni diçka.
6. Fotografoni çdo ditë
Praktikoni që të fotografoni për çdo ditë, por jo fotografi kot, por tentoni të gjeni një motiv që ia vlen të fotografohet. Mbani mend apo shënoni motivet që ju i vëreni edhe kur nuk e keni fotoaparatin me veti e më pas kthehuni dhe fotografoni ato.
Shumë galeri online ka detyra të javës për fotografim, provoni veten në to.
7. Mos keni frikë të eksperimentoni
Më së pari mësoni rregullat e kompozimit dhe çfarë duhet të evitoni, e me kohën do të mësoheni që t’i mos i shkelni – edhe vet do të shihni se çfarë do të ndodhë. Shpesh herë eksperimentimi jep rezultate të shkëlqyera./Telegrafi/