Me iniciativën “Albumi i Muajit”, organizata ekologjike gjermane, Euronature, ka zgjedhur fotot e marra nga Malet e Sharrit, gjegjësisht, kufiri mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës, si më mbresëlënëse.
Kjo iniciativë shërben për të promovuar ruajtjen e natyrës dhe kafshëve në këtë rajon. Trekëndëshi kufitar, që në fakt është Parku Nacional i Mavrovës, është ndër parqet më të pasura me florë dhe faunë, ku më së tepërmi spikat rrëqebulli, njofton Almakos.
Më poshtë keni mundësi të shikoni 12 fotot e kësaj perle natyrore, të bëra nga banorë vendas dhe të huaj./Almakos
Categories