U realizua trajnimi i rradhës i projektit “Eureka”, projekt ky i cili realizohet me disa nxënës të shkollave fillore të qytetit të Shkupit.
Trajnimi i rradhës ishte me temë “Kimia e mjedisit jetësor”, të cilën para nxënësve e ligjëroi trajnuesja, njëkohësisht dhe profesoreshë e kimisë, Zuljeta Fetai.
Përgjatë prezantimit trajnuesja në mënyrë interaktive me nxënësit treguan për mjedisin jetësor dhe proceset kimike që ndodhin në të. Veçanërisht u diskutua për ndotjen e mjedisit jetësor, mënyrat dhe shkaqet e ndotjes. Gjithashtu u përmendën edhe mënyrat dhe masat që duhet të merren nga çdo individ për përmirësimin e gjendjes së mjedisit jetësor.
Në pjesën e fundit të trajnimit nxënësit të ndarë në grupe duke diskutuar mes vete renditen në listat e tyre disa kërkesa, masa të cilat mendonin se do të duhet të ndërmerren nga komunat ose shkollat ku ndjekin mësimin ata me qëllim të ruajtjes së mjedisit jetësor.
I njejti trajnim u realizua në Info Qendrën e FRI – së, në Shkup dhe në nëndegën Karshiakë.
Categories