Së bashku me imamët e xhamive, udhëheqës tjetë musliman, që u angazhuan në aktivitete fetare, pasi u shkarkuan, u dënuan me burg.
Pekin – Kina ka burgosur dhjetëra udhëheqës fetarë myslimanë, imamë, ujgur muslimanë, duke përfshirë “imamët e egër”, që predikojnë në mënyrë të paligjshme në rajonin me shumicë muslimane të Xinjiang-it për “aktivitete të paligjshme fetare”.
“I ashtuquajturi dallim ndërmjet fesë legale dhe ilegale është i përcaktuar në bazë të nevojave politike të Kinës,” tha Dilxat Raxit, një zëdhënës për Kongresin Botëror të Ujgurëve, tha në një deklaratë të cituar nga Reuters të martën, më 11 nëntor 2014.
“Ujgurët në thelb nuk kanë të drejta të besimit.”
Të 22 të dyshuarit u dënuan me burg nga pesë deri në 16 vjet në një nga dënimet masive publike në Xinjiang të hënën, raportoi Agjencia China News Service e kontrolluar nga shteti.
Së bashku me imamët e xhamive, një udhëheqës tjetër musliman, që u angazhuan në aktivitete fetare, pasi u shkarkua nga puna, u dënuan me burg. Të tjerët u akuzuan për nxitje të urrejtjes etnike, duke përdorur bestytni për të shfuqizuar ligjin, duke nxitur grindjet dhe provokuar telashe, tha ajo.
Artikulli i medieve kineze nuk tregojnë etnin e të pandehurve, por shumica e dënimeve të mëparshme për terrorizëm kanë përfshirë ujgurët, në masë të madhe muslimanë, të cilët përbëjnë më shumë se 90 për qind të popullsisë së qytetit.
Sipas Agjencisë të Shërbimit të Lajme të Kinës, Kryetari Envaer Tursun nga Kashgari vlerësoi dënimet, duke thënë se ekstremizmi fetar “seriozisht e pengon jetën normale.”
Dënimet masive publik janë bërë të zakonshme në Xinjiang, me televizionin shtetëror i cili shpesh duke treguar ato që po ndodhin po tërheqë vëmendjen e shikuesve.
Grupet e të drejtave të njeriu kanë thënë se gjyqet masive dhe burgosjet ju mohojnë të akuzuarëve të drejtën për një proces të rregullt.
Një gjykatë në shtator burgosi për jetë avokatin më të shquar të vendit për të drejtat e Ujgurëve, një rast që ka provokuar një zemërim të madh në Perëndim dhe në mesin e grupeve të të drejtave.
Xinjiangu, të cilin aktivistët e quajnë Turkestanin Lindor, ka qenë autonom që nga viti 1955, por vazhdon të jetë objekt i goditjes masive të sigurisë nga autoritetet kineze.
Grupet e të drejtave i akuzojnë autoritetet kineze për represion fetar kundër muslimanëve ujgur në Xinjiang në emër të kundër terrorizmit.
Muslimanët akuzojnë qeverinë për transferimin e milionave të Hanëve etnikë në territorin e tyre me qëllimin përfundimtar për të fshirë identitetin dhe kulturën e tyre.
Analistët thonë se politika e transferimit të Hanëve kinezë për Xinjiang për të konsoliduar autoritetin e Pekinit ka rritur përqindjen e Hanëve në rajon prej pesë për qind në vitin 1940 në më shumë se 40 për qind tani.
Pekini e sheh rajonin e madh të Xinjiangit, si një pasuri e paçmueshme për shkak të vendndodhjes së saj tepër të rëndësishme strategjike në afërsi të Azisë Qendrore dhe të naftës.
Burimi: OnIslam & News Agencies
Përktheu nga anglishtja:
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
Categories