Qeveria e Republikës Popullore të Kinës do të ndajë katër bursa për studime deridiplomike dhe pasdiplomike në universitetet shtetërore kineze, për studentët e Maqedonisë.
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës ka informuar se afati për paraqitjen e kandidatëve është 2 prilli, ndërsa detajet për bursat mund të gjenden në uebfaqen campuschina.org ose en.csc.edu.cn/studyinchina.
Zgjedhjen e kandidatëve do ta bëjë Ambasada e Kinës në Shkup, ndërsa studimet do të fillojnë në muajin shtator të këtij viti.