Mund të përfshijë 20 “opera house” si ato të Sidneit, apo tre ndërtesa si ato të Pentagonit.
Me 1.7 milion metër katror, kjo është qendra më e madhe në botë e quajtur “New Century Global”,ndërtuar në Chengdu të Kinës.
Ajo ka hapur dyert e saj më 1 korrik vitin 2013.
Aty gjenden dyqane, 14 kinema, muze, hapësira për ekspozita dhe konferenca, restorante, pista patinazhi, plazhe, 2 hotele me 5 yje, një kullë qendrore biznesi.
Ndërtesa është 18 katëshe prej xhami dhe çeliku, me një superstrukturë dhe një çati të valëzuar.
Ajo është ndërtuar mbi një stacion metroje.
Ndërtesa është 1.640 metra e gjatë, 1.312 metra e gjerë dhe e lartë 328 metra.
Vizitorët do të gjejnë edhe parajsën e Parkut Oqeanik me një plazh 400 metra, me rërë, dhe ekranin më të madh në botë që projekton imazhet brenda saj.
Për ndërtesën më të madhe në botë është dashur 3 vite punë.
/Start/A.D/
Categories