“Glyph” është një kufje normale në dukje dhe operon gjithashtu, por ndryshe nga ato normale ajo kthehet në mini-kinema.
Në qoftë se lëvizni mbajtësen poshtë syve tuaj, ajo kthehet në aparat funksional që mund të shikosh filma, shfaqje televizive, lojëra elektornike etj.
“Paraqitja Virtuale në Retina” që përdoret në “Glyph” imiton mënyrën se si e shohim ne dritën dhe menjëherë shfaq imazhe në retinë duke përdorur mikro-pasqyra në secilin sy.
Mini-pasqyrat reflektojnë imazhe tek retina, duke prodhuar një cilësi dhe kualitet të lartë të pamjeve.
Këto kufje vijnë me një çmim prej 499 dollarë të prodhuar nga kompania “Avegant’.
Me këtë pajisje e cila do të dal së shepjti në treg, mund të rritet eksperienca personale e të shikuarit.
Shefi i marketingut dhe i produkteve të kompanisë “Avegant”, Grant Martin shprehet: “Në vend të një ekrani të madh, 3 metra larg nga ju, ne jemi duke u dhënë një imazh të cilësisë së lartë para syve tuaj.”
Në muajin mars ky model do të dal në treg dhe mund ta gjeni në faqen “Kickstarter”.
/Start/