Vetem disa kthesa nga qyteti i Laçit, rruga përthyen për në fshatin Malbardhë të komunes Milot… Shtegu kalon përmes shtëpive e përfundon diku në pjesën më të sipërme të tyre. Në një krah duket shtrati i lumit Mat, ndërsa balltazi Deti Adriatik shkrihet me qiellin. Kjo pjesë që duket si ballkoni i Malbardhës ruhet nga banorët me fanatizëm të rrallë.
Kjo kishe duket si gjithë te tjerat, por ne fakt ajo ka dicka qe e ben edhe me te vecante se te tjerat. Më të veçante sepse ajo eshte ndertuar jo thjeshte nga banoret katolike te kesaj zone, por mbi te gjitha nga ata myslimane qe perbejne edhe shumicen derrmuese mbi 90 perqind te kesaj zone. Nje shembull qe tregon me se miri nje vlere te madhe siç eshte bashkejetesa fetare e qe duhet ruajtur si nje pasuri e rralle.
Malbardhi emrin nuk e ka marre per shkak se dominohet apo ngrihet mes guresh te bardhe siç mund te mendohet.
Banoret tregojne se ky emer ka mbetur pasi fshati ka patur gjithmone ne themel mikepritjen e rralle, bujarine e besen, qe siç ata thone ja ka zbardhur faqen e ne kete rast edhe emrin ketij vendi.
“Për mort e për dasma kemi detyrim gjithmonë ndaj njëri-tjetrit, si myslimani për katolikun, ashtu edhe katoliku për myslimanin”, thotë Like Ajazi, banor i këtij fshati.
Ashtu te bashkuar, banoret u mblodhen vetem pak vite me pare per te ngritur kete kishe edhe pse fshati me 900 banore llogaritet te kete vetem 9 shtepi katolike.
Pjesa tjeter eshte e besimit mysliman, por kjo nuk i ka ndare, perkundrazi i ka lidhur me fort mes tyre, ne respekt te besimit e te tolerances se gjithesecilit.
“Po ngaqë janë pak i kemi respektuar dhe na kanë respektuar. E kemi pasur si traditë dhe vazhdojmë ta respektojmë”, thotë Pajtim Xheba në Malbardhë.
Kanë bërë ç’kane mundur, kane dhene ç’kane pasur, per te ngritur ne themelet e kishes se vjeter qindra-vjeçare kishen e re, disa me pune vullnetare, disa me donacione te vogla. Dikush ne nje menyre e dikush ne nje tjeter…askush nuk ka ndejtur menjane.
Mark Ndreca tregon: “Te dyja palet kemi punuar pa dallim per ndertimin. Bash tek vendi ku jemi ketu tek kisha e ka me afer lagjja e myslimaneve se lagjia ime e katolikeve. Dhe keto kane kontribu per rujtjen sa me shume dhe me mire per vendin e shenjte”.
“Me një fjalë nuk e ndajmë që është kishë vetëm për katolikë, por është kishë e përgjithshme, katolikë e myslimanë së bashku”, thotë Muharrem Çapani.
Në Malbardhe, sot jane katoliket qe jane te gatshem te mbeshtesin myslimanet per ndertimin e xhamise.
“Patjeter, varet sa kontakte mund te kemi me to, por edhe pa pasur kontakte pse te mos besh nje simbol te tille, per nje vend te shenjte qe eshte e myslimaneve apo e katolikeve, nuk ka rendesi, duhet qe te kontribuosh per dicka te shenjte”, jep shembullin e tij të mirë Ndreca.
Hysen Sula, një tjetër banor i fshatit thotë: “Meqë i kemi bërë kishën, i kemi kërkuar ndihmë për të bërë edhe xhaminë. Derisa kemi një kishë, do të bëjmë edhe një xhami patjetër. Une kam dhuruar edhe token per xhamine qe te rinjeve tone t’i leme edhe xhamine, t’ua bejme gati krejt qe te kete nje gjalleri nga te gjithe anet”.
“Absolutisht qe po, biles na e kane sygjeruar keto katoliket, qe he mer burre i dheut beni ndonje kerkese ndonje dicka te keto fondacionet qe merrem me keto pune. Na e kane sygjeruar keta me shume sesa ne vete për ndërtimin e xhamisë”, thotë Cen Hidri.
Shperfillin problemet, per to ky eshte nje fenomen qe nuk egziston… fshatit duan t’i japin te dy dyrt e Zotit, sot kane kishen, neser te bejne prape bashke edhe xhamine.
“S’kemi pasur ndonjë grindje, ndonëj shamatë, illah bilah asnjë send, vetëm të mira. Po t’i bësh zë të vijnë me vrap, kur të bëjnë i shkojmë me vrap”, thotë Hamit Lika.
“Edhe dasmat i bëjmë bashkë. Kur ata kanë dasma na thërrasin dhe ne gjithashtu. Nuk e kemi kuptuar se kush e ka bërë dasmën”, tregon Hasan Abedini.
Per ta tradita mbetet dicka e shenjte qe e kane mbajtur dhe e mbajne fort. Pa e humbur, pa e lene ne asnje moment te shkoje apo te vdese pa kaluar me pare tek me te rinjte, brez pas brezi si nje zinxhir i pafundem.
Banoret jetojne mes problemesh te shumta ekonomike si pasoje e mungeses teresore te vemendjes apo investimeve shteterore, por kjo nuk i ka zbehur, e as nuk i ka bere te shthuren ne stuhite e vazhdueshme te harreses qe kane serivirur 23 vitet e demokracise shqiptare.
Besojne tek mrekullite qe ka bere ky vend, tek njerezit qe jane sheruar, edhe pse mrekullia me e madhe qe duket ne cdo moment eshte mirekuptimi qe ata kane me njeri-tjetrin. E qe kryeplaku i fshatit, Agimi e thekson çast pas çasti: “Ne nje fshat me kaq veshtiresi ekonomike dhe nese lipet nevoja per te dhene nje kontribut jane te gatshem te gjithe te japin kontributin ne menyrat sesi munden ato me e dhene kontributin qofte me pare apo qofte me punetore ne cdo lloj menyre, dmth jane te gatshem qe te kontribuojne te gjithe dhe nuk mungojne”.
Kohe me pare, edhe ne fshatin Derven, jo larg Krujes banoret myslimane ndihmuan ne ngritjen e nje kishe edhe aty kultura rrezatoi ne nje bashkjetese shembullore e per t’u pasur zili.
Skeleti i superfosftait dallohet perselargeti e po ashtu edhe ai i uzines se bakrit. Malbardhi eshte aty, diku aty, shume nuk e njohin, shume nuk e dijne qe egziston, e megjithate Mal Bardhi sot rrezaton kete vlere te rralle. Myslimane e te krishtere jane bashke, ashtu siç duhet te jene bashke kudo sepse kjo ka qene e duhet te jete gjithmone Shqiperia…. e Malbardhi eshte ndoshta shembulli me i bukur i saj. / Top Channel
admin
11 years ago
previous article
Katari dhe Turqia kërkojnë ndërhyrjen emergjente e OKB në Siri
next article
Egjipt, 10 milionë nënshkrime kundër grusht shtetit
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago