Përpara se të vijmë në jetën e kësaj bote, sa shekuj kanë parakaluar?
Pasi ta lëmë këtë jetë sa breza do të vijnë pas nesh?
Sa është raporti i jetës së pakët që jetojmë, me kohën që ka kaluar përpara saj si dhe me atë që do të vijë? Ky raport është jashtëzakonisht i vogël. Por nga kjo pak kohë që të është dhënë ty dhe mua, formohet jeta e kësaj bote!!
Nga kjo dukuri e jetës së mveshur me asgjënë e përparshme dhe me të fshehtën pas saj, është populluar toka! Në rrugën e gjatë të jetës, ecin dhe ecin brezat e njerëzimit, derisa njeriut i vjen dobësia, më pas pamundësia dhe më pas, ai vdes.
Përpara se njeriut të nisin t’i ngatërohen këmbët kur ecën dhe të jape frymën e fundit, ka dale një brez tjetër që do të fillojë ecjen dhe do të kryejë të njëjtin rol.
Brezi i konsumuar tërhiqet, qefinoset dhe varroset në tokë.
Brezi i ri dallohet në përpjekjet që bën, derisa edhe atëta prekë ajo që preku të tjerët. Edhe ky brez tërhiqet, vijnë të tjerë dhe kështu njëri pas tjetrit.
Këto janë korpuset e jetës…punë e vazhdueshme prej jetësh të ndërprera!
E çuditshme është se kjo punë e vazhdueshme, i vë në dispozicion të vet të gjithë ata që punojnë, të cilët nuk e llogarisin veten si një hallkë e një zinxhiri të këputur nga e djeshmja dhe të zgjatur kah e nesërmja. Ndonjëri mashtrohet nga e gabuara dhe nuk mendon se ai është i ri në këtë botë, nuk mendon se ashtu siç erdhi befasisht, përsëri befasisht do ta lërë këtë botë.
Jo, e gabuara nuk e mashtron njeriun, por ai ka iluzione se ka ekzistuar qysh nga koha e pare e krijimit dhe se do të qëndrojë përgjithmonë!!
Njeriut kur i vjen vdekja, habitet se si erdhi kjo ngjarje e huaj për të, por habia nuk e zmbraps të vërtetën që ndodh.
Ja kështu, njeriu e lë jetën e kësaj bote.
Është mire për njeriun, qysh kur është me shëndet dhe me qartësi mendore, të njohë karakterin e botës në të cilën jeton dhe të mos ndërtojë katet e ndërtesës njëri pas tjetrit mbi kolona të paqëndrueshme.
Ç’do të thotë kjo?
Vallë, ky është fati i njeriut në këtë ekzistencë?
Përgjigjia është e shpejtë dhe e prerë: Jo!
Sikur jeta mbi tokë të ishte e tillë, me siguri që jeta që vjen pas asaj të kësaj bote, është shpresa më e lartë dhe fati më i madh.
Sikur jeta në këtë botë të ishte gjithçka, atëherë vetëvrasja e shpejtë do të ishte më e mire për të gjithë njerëzit.
Në të vërtetë bota e ardhshme është më e mira dhe përgatitja për botën e ardhshme është detyra parësore e njerëzve të mençur, gjatë gjithë kohës së shkurtër të jetës që kanë.
I mençur është ai që e shpërndan interesin e tij në të dyja botët, në masën që meriton secila; punon për këtë botë, sipas vendit që ze në të, kurse puna e tij për botën e ardhshme, është në atë masë që i duhet atij për të qëndruar në të./Forumi Rinor Islam
Muhammed Gazali
Kjo jetë
EDITOR
9 years ago
previous article
Si e pranoi Islamin Jusuf Islam (Cat Stevens)?!
next article