Kohët e fundit flitet se Apple po punon për një orë dore “iWatch”, e cila synon të jetë më “inteligjente” sesa orët e firmave rivale, pasi ofron një eksperiencë shumë më të afërt me përdorimin e një telefoni smartphone.
Ajo mund të lidhet me një pajisje iOS dhe Android, duke lejuar bërjen e telefonatave dhe dërgimin e mesazheve të shkuara, po ashtu edhe hyrjen me akses të plotë në internet dhe një numër mundësish shtesë.
Prototipi i tanishëm quhet Rufus Cuff dhe do të ketë një ekran 3 inç. Laboratorët “Rufus” në Los Anxheles kanë shtuar sasinë e kërkuar të parave për të bërë prodhimin e kësaj pajisjeje.
Presidenti i kompanisë, Gabe Grifoni, shpreson se një ditë orët “inteligjente” do të zëvendësojnë telefonat smartphone. Prezantimi i pajisjes pritet të bëhet në muajin shtator.
Tiparet e Rufus Cuff
Punon me sisteme iPhone dhe Android. Mundëson operimin e plotë të sistemit operativ Android, edhe pse disa funksione janë kufizuar nga Apple. Mundësohet lidhja me një telefon smartphone (thirrjet zanore dhe me video). Është rezistent ndaj ujit dhe ka një ekran 3 inç. Ka drita LED dhe vibrime, të cilat e njoftojnë përdoruesin për thirrjet dhe mesazhet. Përdoret Bluetooth-i për të kontrolluar listat muzikore. Është i pajisur me shfletues interneti.
/Shekulli Online/
Categories