Klubi i karatesë Shkumbini nga Tetova, që drejtohet nga trajneri Ylber Rexhepi, fundjavën që e lamë pas, për herë të parë mori pjesë në Kupën Botërore (WSKU) dhe kupën e pestë evropiane në qytetin Bursa të Turqisë, ku kanë marrë pjesë numër i madh i karateistëve nga shumë vende botërore. Karateistët e këtij klubi si: Bujar Idrizi, Betim Xhemili,Vigan Xhabiri dhe Ilir Mehazi arritën një sukses te madh në shkathtësinë e këtij sporti bujar, duke treguar kualitetet sportiv dhe duke marrë një përvojë shume të mirë në konkurrencë me shumë garues nga bota.
Rezultatet e KK Shkumbini në Kupën botërore janë si vijojnë: Bujar Idrizi (8-9 vjeç, kampion), Vigan Xhabiri (12-13 vjeç, kampion) dhe Ilir Mehazi (kadet, 14-15 vjeç, kampion), Betim Xhemaili (12-13 vjeç, – 45 kg, nënkampion), Ilir Mehazi në kategorinë shobu (14-15 vjeç, nën kampion), Vigan Xhabiri në kategorinë shobu (12-13 vjeç, nënkampion). Në kategorinë ekipore KK Shkumbini (Amir Rexhepi, Betim Xhemaili,Vigan Xhabiri dhe Arlind Mustafa) u bënë nënkampionë. Ndërsa, në kupën evropiane, e cila u mbajt në te njëjtën kohë, KK Shkumbini u prezantua me garuesit: Bujar Idrizi, Altin Abdurahmani, Vigan Xhabiri, Amir Rexhepi dhe Ibrahim Alija, ku te gjithë arritën rezultate shumë te mira.
Vigan Xhabiri (12-13 vjeç, -50 kg, nënkampion), Altin Abdurahmani (10-11 vjeç, +45 kg, nënkampion), Amir Rexhepi (12-13 vjeç, +50 kg, nënkampion) dhe Ibrahim Alija (10-11vjeç, -35 kg, nënkampion). “Jam i kënaqur nga ky rezultat mahnitës i arritur në Bursa të Turqisë dhe shpresojmë që në të ardhmen të jemi edhe më të suksesshëm në kupat dhe kampionatet evropiane dhe botërore”, deklaroi trajneri i KK Shkumbini, Ylber Rexhepi.
EDITOR
11 years ago
previous article
Dënime dhe gjoba: Çka i pret qytetarët dhe firmat?
next article