“Një njeri, i cili në mënyrë të veçantë ka luajtur rol kyç për të ardhmen e Turqisë dhe të marrëdhënieve tona: ky është kryeministrin Erdogan”. Kështu shkruan Hillary Clinton, ish-sekretare amerikane e shtetit, në librin e saj të sapo dalë me titull “Hard Choices” (Vendime të vëshira).
Libri i sapodalë është konsideruar si bazë për kandidaturën e Hilari Klintonit për zgjedhjet presidenciale të 2016. “Hard Choices” përshkruan katër vjetët e saj si Sekretare Shteti nën Presidentin Barack Obama.
Në libër, ish-Sekretarja e Shtetit jo vetëm që ka shkruar për vizitat e saj në mbarë botën, por edhe ndau perspektivën e saj në politikat kryesore dhe figurat kryesore politike të vendeve të ndryshme.
E në këtë libër, Clinton nuk e harroi kryeministrin turk Erdogan.
Duke deklaruar se ajo u takua me Erdogan në vitet nëntëdhjetë, kur ai ishte kryetar bashkie i Stambollit, Klinton e përshkruan Erdogan si “një politikan ambicioz, të fortë, të devotshëm dhe efektiv.”
“Turqit e zgjodhën Partinë e tij islamike në vitin 2002, dhe e rizgjodhën atë në vitin 2007 dhe 2011,” shkruan ajo.” Clinton vazhdon duke thënë se, Erdogan ka dëshmuar se demokracia, modernizmi, të drejtat e gruas, laicizmi dhe Islami mund të bashkëjetojnë.
Klinton vlerëson ndryshimet e vendosura nga Erdogani, si lehtësimi i kufizimeve mbi mësimdhënien dhe transmetimin në gjuhën kurde, heqjen gjykatave të sigurisë kombëtare – të cilat kishin kufizuar në masë të madhe vlerat demokratike.
Clinton shkruan se Turqia do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në Lindjen e Mesme dhe Evropë dhe mbetet një rëndësi jetike për SHBA.
Ekonomia turke lulëzuar me një nga normat më të shpejtë të rritjes në botë, shton Klinton.
“Pasi pjesa tjetër e Evropës u zhyt në krizë financiare, Turqia doli si një fuqi rajonale,” vëren ajo.
Ajo gjithashtu e vlerëson politikën e Turqisë “zero probleme me fqinjët”, duke e përshkruar atë si një politikë të përgjithshme konstruktive, e cila hap rrugën për zgjidhje në “mosmarrëveshjet si për shembull Qipro si dhe “konfliktet e ngrira” si Mosmarrëveshja turko-armene e vitit 1915. Klinton shton se ajo ka vënë të gjitha përpjekjet e saj për të përmirësuar marrëdhëniet turko-armene.
Duke kujtuar sulmin izraelit mbi anijen turke, Mavi Marmara në vitin 2010 ku u vranë 9 turq, Clinton shkruan se ajo kishte “qetësuar” ministrin e jashtëm turk Ahmet Davutoglu, i cili e konsideronte sulmin si “9/11 për Turqinë”, dhe arriti të bindë Turqinë të mos marr ndonjë veprim serioz kundër Izraelit. /mesazhi/