Trajneri i Dortmundit, Jurgen Klopp, ka zbuluar atë që i ka thënë kancelarja gjermane Angela Merkel, në ceremoninë e dorëzimit të medaljeve pas finales së Londrës.
Dortmundi pësoi disfatë me rezultat 2-1 pak para fundit të takimit dhe një Klopp tejet i zhgënjyer me disfatën e hidhur, ka zbuluar për televizionin gjerman ZDF atë që Merkel i ka thënë në vesh.
“Ajo më ka thënë: Ka momente më të këqija, me të cilat mund të përballeni”, ka thënë Klopp, duke zbuluar fjalët e Merkel.
Dortmundi e ka humbur finalen e Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma nga Bayern Munichu me rezultat 2-1. /Telegrafi/
EDITOR
12 years ago
next article
Turqia, lideri evropian i kapitalit islamik
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
14 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
14 hours ago