Edhe pse tre tituj në futboll mund të fitohen në mënyra të ndryshme, gëzimi i trefishtë, siç thonë anglezët “Triple” është ajo kur brenda një sezoni klubi fiton titullin e kampionit evropian, titullin e kampionit kombëtar dhe trofeun e kupës kombëtare.
E deri më tashti kjo i ka shkuar për këmbe vetëm shtatë klubeve, të cilat kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin e kontinentit të vjetër. I fundit në listë është Bayern Munchen, i cili me triumfin në kupën e Gjermanisë, u bë vetëm klubi i shtatë që fitoi kurorën e trefishtë.
Më herët këtë e kishin bërë edhe Celtic (1966/67), Ajax (1971/72), PSV Enidhoven (1987/88), Manchester United (1998/99), Barcelona (2008/09) dhe Inter (2009/10). Interesant është se në listë nuk gjendet ekipi që ka fituar më së shumti tituj evropianë, Real Madrid.
Celtic – Nën udhëheqjen e trajnerit legjendar, Jock Steun, Celtic me lojtarët e Glasgow dhe rrethinës e kishte shokuar Interin në finalen e Kupës së Kampionëve. Kështu ai u bë klubi i parë në historinë e futbollit që për një sezon fitoi tre tituj. Më pas Celtic kishte fituar edhe Leage Cup dhe kupën e Glasgow. Mirëpo vitin e ardhshëm u mposhtën në finale të kupës Interkontinentale nga Racingu i Argjentinës.
Ajax – Pasi që Rinus Michels iku në Bracelonë, Ajax vazhdoi të luajë në bazë të filozofisë së tij të futbollit, të futbollit total dhe trajneri Stefan Kovacs nuk kishte punë të vështirë të mbaj serinë e suksesshme. Ai i kishte lejuar liri të plotë lojtarëve në terren dhe kjo ka bërë që Ajaxi në krye me Johan Cryuff, Hann dhe Nesskens të luajnë futbollin më të mirë, që u kurorëzua me fitoren ndaj Interit (2:0) për titullin e Evropës.
PSV Eindhoven – Edhe pse kishin dominuar tërësisht në kampionatin holandez, kur kishin shënuar 117 gola në 34 ndeshje, në Kupën e Kampionëve kishin ardhur tek titulli pas 5 barazimeve me radhë. Gjenerata e prirë nga Koeman, Gerets, Lerby drejt finales kishte eliminuar Bordeaux dhe Real Madrid, derisa ishte shpallur kampion i kontinentit të vjetër duke mposhtur Benfican pas ekzekutimit të penalltive.
Manchester United – Siç ishte e zakonshme në erën e Alex Ferguson, United të gjitha fitoret i kishte shënuar në minutat e fundit. Titullin kampion e fituan në ndeshjen e javës së fundit ndaj Tottenhamit, F.A Cup pas lojës dramatike kishin mposhtur Arsenalin, derisa me titullin e Evropës ishin stolisur pas një ndeshje për infarkt me Bayern Munchen (2:1) në Nou Camp, me golat e shënuar në minutën e fundit (Solskjear dhe Sheringham)
Barcelona – Në sezonin e parë si trajner i Barcelonës, Pep Guardiola ka bërë ndryshime radikale, duke larguar Ronaldinhon dhe Decon. Edhe pse në kampionat dy ndeshjet e parë kishte fituar vetëm një pikë, në fund arriti sezonin më të mirë në historinë e klubit. Messi, Xavi dhe Iniesta udhëhoqën katalonasit drejt suksesit historik, mposhtën Athletic Bilbao në kupë, siguruan titullin me fitoren bindëse ndaj Real Madrid (6:2) dhe triumfuan në kupën e kampionëve ndaj Manchester United 2:0.
Inter – Vetëm pas suksesit të Barcelonës, ekipi që i kishte eliminuar në gjysmëfinale, Interi, ia doli të përsërisë suksesin edicionin vijues. Në kampionat e kishte lehtë, mirëpo në Ligën e Kampionëve ishin të detyruar që të përballen me Chelsea dhe Barcelonën për të siguruar finalen. Me dy gola të Miltios në Madrid ra Bayern Munchen, e më vonë edhe Roma në finale të kupës së Italisë, derisa Jose Mourinho iu bashkua Hitzfeldit dhe Happelit si fitues i titullit evropian me dy klube të ndryshme.
EDITOR
11 years ago
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago