Para disa muajve në qytetin e Trollhetanit në Suedi u themelua dhe filloj me punë një klub i ri futbolli i themeluar gjegjësisht nga Shqiptarët që jetojnë në këtë vend.
Dëshira për të treguar se edhe Shqiptarët janë të zotit të ballafaqohen me sfidat e kohës dhe të merren aktivisht me sport, i detyroi shumë aktivist dhe adhurues të sportit ti rreken një pune shumë fisnike dhe ta themelojnë këtë klub i cili funksionon veç nga Shqiptarët.
Me këtë rast biseduam me njërin nga trajnuesit e klubit më të ri FC “Red Bleck” z. Besim Sejdiu.
Besimi u shpreh për Agjencinë e ljmeve INA se klubi ka filluar me punë në fillim të vitit 2012, dhe se ai garon në ligën provimtare të Suedisë.
“Gjithmonë duhet të fillohet aty në fillim, pra në ligën rezerve për të ecur më tutje në gara, dhe duke zënë vendin e duhur në ligat garuese të Suedisë. Lojtarët janë të gjithë shqiptarë, shprehet Sejdiu, dhe kjo është sezoni i parë i garimit për këtë vit. Por elani dhe aktiviteti i denje i lojtarëve jep shpresa se ky klub mund të arrijë në majat e garave të këtij vendi”.
Klubi finansohet tani për tani vetëm nga një burim financiarë nga firma shqiptare “Bil Aterning”.
Trajneri Sejdiu tha se pritet që edhe komuna e Trollhetanit ti financojë në të ardhmen dhe presin që këto ndihma sa më shpejt të fillojnë të ndikojnë në cilësinë dhe në rezultatet e ardhshme të klubit futbollistik. Lojtarët janë të moshave të ndryshme dhe disa nga ata kanë ardhur nga klubet shumë të njohura Suedeze për ta ndihmuar klubin fudbollistik të shqiptarëve të Trollhetanit.
Sipas fjalëve të trajnerit Sejdiu pritet që këtë sezon të korren shumë suksese kolosale dhe në fund të sezonës klubi të jetë pjesë e ligës së 6 të Suedeze, por jo vetëm kaq. Klubi do të garojë dhe në ligat më të larta deklaroi Sejdiu. më datë 5 maj të këti viti ata si klub patën dhe ndeshjen e parë të sezonit me kundërshtarë klubin futbollistik “Halvor Stor” dhe ndeshja filloj në ora 14 ku
klubi Shqiptarë fitoj në terren të vet 3:1 kundër klubit miqësorë. golat për klubin e shqiptarëve i shënuan lojtarët më të mirë të ndeshjes, valon
Berisha në minutën e 19, Arsim Hajra në minutën e 73 të lojës dhe golin e tretë e shënoi lojtari Bujar Sh. në minutën e 85.
Rezultati 3:1 u dha një kurajo edhe lojtarëve edhe stafit të klubit që në ndeshjet e ardhshme të korren suksese edhe më të mëdha.
Gjithsesi, këto djelmosha por dhe lojtarë më të vjetër janë perspektiva e komunitetit Shqiptar në Suedi dhe më gjerë në diasporë. Andaj bëhet apel që të ndihmohet dhe të sponsorizohet ky klub futbolli kaq i ri i cili do i hap perspektivat e shqiptarëve që ta tregojnë aftësinë e mundësinë për tu ballafaquar me sfidat e kohës moderne dhe për ta arritur nivelin e sukseseve të kombeve të tjera në botë.
(Gazetarë: Fergim Demiri INA/fotoreporter: Valdrin Hoti)
EDITOR
12 years ago
previous article
Xhemaili e Behrami të etur pë trofe
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago