Viti akademik që lamë pas, përveç sfidave, pati edhe shumë heronj të nxënies, të cilët nuk i pengoi gjë në rrugën e dijes. Heronj të Forumit Rinor Islam – dega në Kërçovë, të cilët tashmë vite me rradhë ndjekin mësimin e Kuranit, bashkë me mësuesen e tyre, Ajshe Emini, sot kremtuan përfundimin e suksesshëm të këtij viti duke kaluar kohë në ambientet verore të qytetit të Strugës.
Nxënësit tonë nën përkujdesjen e përgjegjëseve të udhëtimit, patën mundësinë që bashkërisht të kalojnë kohë në pika të ndryshme tërheqëse të qytetit të Strugës dhe xhaminë e qytetit; ashtu që nga afër të njihen me bukuritë e vendit tonë.
Vlen të theksohet se shkolla edukative pran Forumit Rinor Islam – dega në Kërçovë funksionon qe disa vite dhe planifikohet të vazhdojë edhe në vitin e ardhshëm. Këtu nxënësit e gjeneratave të ndryshme kanë mësuar leximin e Kuranit në tre nivele dhe mësimet e mësim – besimit islam, duke ju dhënë atyre një pikëpamje më të qartë rreth fesë.