Sot, Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë organizoi Koktejin e Fitër Bajramit, ku morën pjesë anëtarë të kryesisë së FRI-së, aktivistë, përfaqësues të Shoqatës Edukative “Vllaznia”, si dhe përkrahës të tjerë.

Ky event u zhvillua në një atmosferë festive dhe vëllazërore, duke forcuar lidhjet mes pjesëmarrësve dhe përcjellë mesazhin e unitetit dhe gëzimit që sjell Bajrami.

Kumanovë, 31 Mars 2025