Categories
Lajme FRI

“Koktel i hapur” në Forumin Rinor Islam në Tetovë

Me rastin e festës së Shenjtë të Kurban Bajramit, sektori i femrës pranë Forumit Rinor Islam në Tetovë, realizoi për herë të parë një “Koktel të Hapur” në Qendrën Rinore të FRI, ditën e premte(18.10.13).
Qëllimi i Koktelit të hapur ishte festimi i festës së Madhëruar të Kurban Bajramit e cila është symbol i sakrificës, humanitetit, paqes, solidaritetit dhe harmonisë familjare.
Fjalën përshëndetëse e mori përgjegjësja e Sektorit të Femrës në Tetovë Znj.Ganimete Shasivari e cila pas përshëndetjes dhe urimit të festës, foli për rëndësinë e prerjes së kurbanit që nga koha e profetit Ibrahim a.s, kryerjen e Haxhxhit si kusht i fesë Islame, sakrificën që njerëzit duhet të bëjn në këtë ditë të madhe, solidaritetin si dhe forcimin e lidhjeve familjare.
Më pas vijoi këndimi i disa ilahijeve nga medresantja Ilmije Jonuzi, ndërkaq në fund u falenderuan të gjitha vajzat për pjesëmarrjen e tyre me shpresën që ky Koktel i hapur festiv do të vazhdoj të realizohet edhe në vitet e tjera të ardhshme.

Koktelli ne Tetove (2)
“Koktel i hapur” në Forumin Rinor Islam në Tetovë

“Koktel i hapur” në Forumin Rinor Islam në Tetovë

“Koktel i hapur” në Forumin Rinor Islam në Tetovë

 
Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam
 

Exit mobile version