Sektori i Femrës pranë Forumit Rinor Islam – Dega në Shkup, organizoi koktel me rastin e festës së Bajramit. Kokteli u shtrua për anëtare e aktiviste të Sektorit të Femrës.
Kokteli u mbajt më 30 korrik 2014, ditë e mërkurë, në kafe klubin FRI Shkup.
Programi që ishte paraparë për këtë ditë filloi me lexim nga Kurani Famëlartë. Pastaj fjalë përshëndetëse mbajti Kryetarja e Sektorit të Femrës pranë FRI-së, znj. Esma Sherifi Kurti.
Pasoi fjalë përshëndetëse nga përgjegjësja aktiviteteve të ramazanit Edina Mici, e cila pos që përshëndeti të pranishmet, falenderoi ato për punën e tyre përgjatë muajit ramazan. Poashtu, për aktivistet u shpërndanë dhurata si shpërblim simbolik për angazhimin e tyre.
Pjesë e programit ishin edhe ilahitë të kënduara nga korri “Rejan”, si dhe video prezantimi i aktiviteteve të ramazanit, i përgaditur nga përgjegjësja.
Categories