Detaje të reja për kontributin e Komandant Kushtrimit lidhur me luftërat çlirimtare shqiptare, shpalosi një nga bashkëluftëtarët e tij të ngushtë, Rrustem Mustafa- Komandant Remi. Remi tha se emri dhe kontributi i Harun Aliu është i skalitur në vetë themelet e UÇK-së, pasi ai ka pagëzuar ushtrinë shqiptare në Maqedoni me emrin Ushtria Çlirimtare Kombëtare.
“Pata nderin që herët në fillim të viteve të 90-ta të njihem me Harun Aliun, i cili ishte një nga protagonistët kryesor të përgatitjeve për luftërat tona. Ai ishte i inspiruar nga rilindësit tanë shqiptarë, vinte nga Shkupi shqiptar. Ai shpesh thoshte se Shkupi ka qenë qyteti i parë që e kanë çliruar shqiptarët. Haruni përpjekjen për liri në Prishtinë, Preshevë dhe në Shkup nuk e dallonte. Ai e konsideronte si një luftë të përbashkët për liri. Ai ishte edhe ideator i emblemës së Ushtrisë Clirimtare Kombëtare dhe një ndër tre protagonistët kryesorë që vurën emrin e kësaj embleme, dhe ra në krye të detyrës pranë Shkupit të tij në përpjekjet për rritën e lirisë së shqiptarëve. Lavdi i qoftë Harunit dhe të gjithëve që vepruan me Harunin dhe si Haruni”, tha komandant Remi. /almakos/
EDITOR
12 years ago
previous article
Skandaloze: Busti i Adem Jasharit në Tiranë hidhet në plehra
next article
Sytë dhe shpirti dhe lidhja e tyre me depresionin
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
3 days ago