Shqiptari që mundi të futej në fushën e lojës në ndeshjen Itali-Shqipëri është bëri i famshëm jo vetëm mes shqiptarëve por edhe në vendin fqinj. Me një flamur kombëtar në dorë ai iu drejtua kapitenit Lorik Cana duke i kërkuar një autograf dhe pasi e mori atë u largua i qetë mes ovazioneve të publikut.
Komentatorët italianë të ndeshjes e pritën shumë mirë veprimin e tij dhe teksa dilte thanë fjalët: “Invazuesi më paqësor në historinë e futbollit”. /albeu.com/