Categories
Lajme

Komision nga UNESCO heton trashëgiminë kulturore në Kuds (Jerusalem)

Pritet që në Jerusalemin e pushtuar, të mbërrijë një komision i UNESCO-s, i cili do të hetojë gjendjen e qytetit të vjetër dhe muret e tij, të cilat janë objekte të trashëgimisë botërore.
Mbretëria e Jordanisë bashkë me autoritetet palestineze, me mbështetje të gjerë të vendeve arabe, ia arritën që ta detyrojnë Izraelin, për herë të parë që nga 2004, të pranojë komisionin e përbërë nga ekspertë të trashëgimisë botërore të UNESCO.
Vlen të citohet se marrëveshja përbashkët, për mbrojtjen e qytetit të shenjtë Kuds (Jerusalem), përfshin edhe mbrojtjen e xhamisë Aksa dhe vendeve të tjera të shenjta në Kuds, i cili është nën presionin e judaizmit të pandërprerë. Sipas marrëveshjes, mbretëria e Jordanisë është protektori i vendeve të shenjta në Kuds që nga viti 1924 dhe se Kudsi (Jerusalemi) Lindor është tokë arabe e pushtuar, se autoriteti zyrtar i vetëm i kësaj toke është ai palestinez dhe se praktikat e okupatorit që nga viti 1967, janë të pabaza.
Vizita e komisionit të UNESCO vjen në një kohë tensioni që po përjeton Jerusalemi i pushtuar, sidomos pjesa e vjetër dhe rrethinat e xhamisë Aksa, për shkak të orvatjeve të ekstremistëve çifutë për ta bastisur.
Nga ana tjetër, autoritetet izraelite kanë miratuar një projekt për ndërtimin e një teleferiku mbi xhaminë Aksa. Teleferiku do të lëvizë 1500 mbi ambientet dhe oborrin e xhamisë Aksa dhe është një pjesë e projektit të judaizmit të qytetit të shenjtë dhe të pushtuar, projekt i cili njihet me emrin “Zamosh”. /ardhmeriaonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version