Categories
Lajme FRI

Kompani gjermane do të hapë fabrikë për elektronikë në Maqedoni

Një kompani gjermane është e interesuar të investojë në Maqedoni. Së shpejti planifikon të hapë fabrikë për elektronikë në Veles, me çka do të hapen rreth 600 punësime të reja.

Këtë e deklaroi kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në tubimin e mbrëmshëm të koalicionit “Për Maqedoni më të mirë” në sheshin “Maqedonia” në Shkup.

“Ministri Vele Samak më infromoi se me sukses kanë përfunduar negociatat me një gjigant gjerman dhe se ata planifikojnë së shpejti fabrikë të re në Veles për elektronikë, ku do të punësohen 600 persona të papunë”, tha Gruevski.

Duke folur për klimën e volitshme ekonomike në shtet edhe për rangimin e Maqedonisë sipas Bankës botërore, Gruevski tha se me vepra konkrete deri tani janë tërhequr shumë investitorë, siç janë Xhonson Kontrols, Xhonson Meti, Kemet elektroniks, Krombert dhe Shuber, e tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version