Xhemile Saliu
Kriminologjia është një shkencë e cila studion dukurinë e krimit si fenomen individual dhe shoqëror duke analizuar format e manifestimit të tij, ndriçuar shkaqet, burimet dhe rrënjët e natyrës ekonomike-sociale, biopsikike të tij me qëllim që t’i ndihmojë në parandalimin dhe mbrojtjen e shoqërisë nga kjo dukuri e rrezikshme.
Vallë, qfarë kuptojmë me nocionin krim, apo thënë ndryshe vepër penale? Edhe tek vet nocioni kemi dallim në përkufizimin e definicionit në shtetin që egzistojnë sot nga ai i legjislacionit islam.Do të thotë se, që në fillim kemi dallime të cilat më poshtë do ti potencoj.
Mirëpo, në përgjithësi logjikisht nëse e analizojmë ,vepër penale është çdo vepër e kundërligshme që me ligj është e paraparë si vepër penale dhe e cila është në dëm të shoqërisë.
E tani, shkaqet e krimit kanë qenë të lidhura nga shkalla e civilizimit,orientimi ideor dhe përcaktimi professional.Gjithashtu mund të themi se edhe në ditët e sotme na paraqiten të njejtat shkaqe në paraqitjen e krimeve të ndryshme,por sot kemi edhe shumë shkaqe të tjera që na i sjell zhvillimi dhe ditët e ashtuquajtura bashkëkohore.Në shkaqet bashkëkohore do kisha cekur atë të nivelit të ulët arsimor,varfëria,dëshira për pasurim të shpejtë, sëmundjet e ndryshme patologjike të cilat shpesh vijnë si shkak i stresit, depresionit, dhunës etj.
Shumë shtete kanë paraparë në kodet penale të tyre shumë vepra penale, do të thotë kanë sanksionuar shumë prej tyre, por ja që fatkeqësisht që këta kode penale nuk po e vetëdisojnë njeriun në respektimin e tyre dhe në mos kryerjen e veprave penale..Vallë pse ndodh kjo? Vallë shtetet e tilla po i motivojnë që personat “problematik” të shoqërisë të mos kryejnë vepra penale?
Edhe pse shumica prej tyre kanë marr edhe masat më të rrepta ndëshkuese: siç është dënimi me burg,(pastaj në disa shtete edhe dënimi me burg të përjetshëm apo me vdekje),dënimi me ndalimin e ushtrimit të profesionit,atëherë pse vallë gjithë ky mossukses i tyre??
Këtë përgjigje e jep vet Islami,apo thënë më ndryshe legjislacioni Hyjnor, të cilin legjislacion për fat të keq asnjë shtet i sotëm në botë nuk po e zbaton në origjinalitetin e tij..Këtë legjislacion Hyjnor,do kishim mundur ta gjejmë në kohën e sundimit të vet Profetit Tonë, Muhammedit s.a.w.s dhe më pas nën udhëheqien e shokëve të tij,Ebu-Bekrit r.a,Omerit r.a dhe të tjerëve me rradhë!
Me siguri, shumica do pyeten,se vallë ç’na qenka ky legjislacion perfekt që jep zgjidhje për problemet e shoqërisë? Vallë Islami e jep këtë? Si mundet Islami, kur në emër të Tij po thirren grupacione të cilët po bëjnë trazirat më të mëdha në botë haptazi? Të gjitha këtyre hamendjeve dhe pyetjeve tuaja që po u sillen nëpër kokë do t’u jepja një përgjigje të shkurt dhe koncize.
JO, ata nuk përfaqësojnë islamin.Ata mund të përfaqësojnë gjithçka tjetër, përveç islamit.
Mendimet tuaja qartazi mund t’i kundërshtoj vetëm me një ajet Kur’anor: Nuk ka dhunë në fe.Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush i hedh poshtë besimet e kota dhe i beson Allahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje.Allahu është Dëgjues, I Dijshëm (Sure el-Bakara,256).
Tash, pse them se Islami jep zgjidhjen?
Islami, pra nuk është fe e cila synon të rregulloj raportin e njeriut vetëm në çështjet e amshueshme, dhe në atë mënyrë të rregulloj vetëm raportet e njeriut me Zotin, apo Krijuesin.Por, Islami është fe e cila nëpërmjet rregullimit të raportit të njeriut me individët tjerë, me shoqërinë,me veten e tij dhe me natyrën të arrij amshueshmërinë.Për zbatimin e këtyre rregullave dhe kryerjen e sanksioneve ndaj veprave penale, legjislacioni Hyjnor parasheh krijimin e shtetit.Këto masa i ndërmerr shteti me qëllim të ndalimit të kriminalitetit dhe janë masa të rrepta dhe shtrënguese të cilat në të shumtën e rasteve nuk lënë hapsirë që krimineli ti kthehet sërish të njejtit krim.Pikërisht këtu do të cek edhe dallimin e parë.Përderisa tek shumica e shteteve sot, veprat penale paraqiten si krime të cilat janë të kundërligshme të parapara në vet kodet penale, atëherë qfarë na paraqiten si vepra penale tek legjislacioni islam? Në legjislacionin islam si vepra penale nuk paraqiten veprat penale të kodifikuara nga dora dhe mendja e njeriut, i cili është krijesë gabimtare, por si vepra penale na paraqiten të gjitha ato të cilat si të tilla i ka përcaktuar Krijuesi.Në çdo urdhëresë, obligim dhe ndalim të Krijuesit fshihen urtësi dhe mirësi të shumta dhe të gjitha ato, janë gjithmonë në të mirën e individit dhe shoqërisë. Do të thotë distinkcioni është ajo se, në vet definicionin e veprës penale dallohet.Ngaqë si vepër penale tek shumica e shteteve paraqiten të gjitha ato të sanksionuara nëpër kodet penale( të cilat kode natyrisht i ka formuluar vet njeriu), ndërsa tek legjislacioni islam si vepra penale në dëm të individit dhe shoqërisë paraqiten ato vepra për të cilat Krijuesi jonë na ka paralajmruar se janë në dëm tonin dhe të mbarë shoqërisë.Sërish do parashtroni pyetjen se ç’lidhje ka definicioni dhe se nga kush sanksionohen veprat penale? Ka të nderuar edhe atë shumë.Ngaqë, kur individi është i arsyeshëm dhe i ndërgjegjshëm dhe kur e di se veprën penale që po e kryen po e ndjek dikush që është më lart se shteti atëherë ka rëndësi.Kemi raste, kur shpesh veprat penale mbeten të pasanksionuara, por edhe të sanksionuara gabimisht (si rastet kur dënohen personat e pafajshëm). Në këto raste, njeriu i vetdijshëm do konkludojë se drejtësi apsolute në këtë botë nuk ka. Andaj do e pres Gjykimin Apsolut në një ditë ku do të gjykojë Gjykuesi më I Drejtë, Krijuesi jonë.Këtu do ta përmend edhe një qështje.Islami na paraqitet edhe si preventivë në moskryerjen e veprave penale.Pse themi preventivë??.Ja ta marrim një shembull konkret.Mjeku Killer GP Halord Shipman ka vrarë gjatë gjithë jetës së tij, në fakt gjatë gjithë karrierës së tij si mjek gjithsej 250 pacientë.Pacientët në fjalë kanë qenë të moshuar të cilët mjekun në fjalë e kanë pasur si mjek shtëpiak, dmth si shok familjar.Pacientët në fjalë, gjithashtu nuk kanë pasur familje dhe në atë mënyrë mjeku i ka keqpërdorur me “mirësinë e tij, duke i “shëruar” me dozë të madhe të morfiumit.Dhe në atë mënyrë mjeku në fjalë ka bërë testamente të rrejshme, në të cilat gjoja se, pacientët në fjalë, ia kanë lënë patundshmëritë atij, si faleminderim për përkujdesjen e tij të vazhdueshme ndaj pacientëve.Shumica e tyre kanë vdekur në qetësi, pa ndonjë efekt anësor..Mirëpo edhe vet përfundimi i mjekut ka qenë fatal.Pasi që është zbuluar krimi i tij, ai është burgosur dhe e kanë gjetur të varrur në qelinë e tij.Vallë qfarë përfitojmë nga ky rast konkret?
Dmth, mjeku në fjalë për vite me rradhë i ka ikur dënimit për vrasjet mizore që ka bërë, ngaqë realisht shteti dhe askush tjetër nuk mund të kontrolloj mendjet dhe çdo lëvizje të çdo personi..Po të kishte qenë mjeku në fjalë i ndërgjegjëm për veprimet e tij dhe për faktin se, atë e sheh dikush, a do i kishte ndërmarr këto veprime? Po ta kishte ditur mjeku se edhe pse i ik ndëshkimit të kësaj bote, ai nuk do të mund ti ik ndëshkimit të Ditës së Gjykimit, çfarë do të bënte? Vallë do të merrte jetën e 250 personave????.Andaj Islami paraqitet si preventivë ndaj kryerjes së veprave penale, ngaqë jemi të vetdijshëm se 24 orë ndjekemi dhe vëzhgohemi nga Krijuesi Apsolut I cili do të na ndëshkojë rreptë për veprat qëllimkëqija..Atij nuk mund ti ikim.Do të thotë se islami ndikon si preventivë tek çdo individ direkt dhe kështu automatikisht shoqëria përmirësohet në mënyrë indirekte.Ky është fakt Hyjnor të cilin e cekë edhe Allahu xh.sh në ajetin Kur’anor:” Allahu nuk ndryshon gjendjen e një populli,derisa ata të ndryshojnë vetveten” ( Rad,11).
Pastaj, do të përmendi edhe atë se legjislacionet e shumë shteteve fatkeqësisht kanë lënë hapësira jo adekuate në kodet penale dhe të cilat nuk kanë arritur sukses në parandalimin dhe mosrikthimin e kriminelëve në kryerjen e po të njejtave vepra penale.Do me thënë në të shumtën e rasteve, pas sanksionit të mbajtur për një vepër penale, i njejti kriminel pasi që ta mbaj dënimin i rikthehet të njejtës vepër..Dhe kjo ndodh shpesh herë dhe ky regres ndodh jo një here por shumë herë..
Për të shqaruar qështjen në fjalë do jap shembull se si parashikohet sanksioni për një vepër penale në kodet penale e shumë shteteve dhe si në legjislacionin islam dhe efektet e tyre..
Do të marr si shembull veprën penale kundër pasurisë: vjedhjen…Në shumicën e kodeve penale të shteteve të ndryshme parashihet se ai i cili nga tjetri do të merr send të luajtshëm me qëllim që në mënyrë të kundërligjshme ta përvetësojë atë, do të dënohet me gjobë ose me burgim deri në 3 vjet.Dhe sa shumë raste kemi kur personi në fjalë pas mbajtjes së dënimit për kryerjen e vjedhjes sërish i është rikthyer të njejtës vepër penale duke shkaktuar sërish dëm, por tani ndonjë personit tjetër.
Dhe, poqese krimineli i rikthehet qoftë edhe një here të njejtës vepër penale, atëherë a ka qenë efikase masa ndëshkuese? Aspolutisht se jo.Fare s’ka qenë.Do me thënë, si shoqëri në tërësi nuk ia kemi arritur qëllimit.
Çfarë parasheh legjislacioni islam për veprën penale: vjedhjen?
Këtë e sqaron bukur qartë ajeti Kur’anor: ”Vjedhësit dhe vjedhëses pritjani duart, si shpagim i veprës së bërë (kjo masë) është denim nga Allahu.Allahu është I Fuqishëm, Ligjdhënës, I Urtë “(Maide,38).
Dhe këtu kemi nevoj për një komentim.Për shembull shumica e shteteve e sanksionojnë vjedhjen ashtu si edhe legjislacioni islam.Mirëpo, ku qëndron dallimi? Dallimi qëndron aty se, legjislacioni islam jo vetëm e sanksionon vjedhjen,por ky legjislacion e tregon edhe rrugdaljen për ta arritur atë gjendje në të cilën njerëzit nuk do të vjedhin.Islami e ka caktuar sistemin e zekatit.Zekati është njëra prej shtyllave të islamit.Çdo person që ka kursime të më tepër se 85 gr ari,ai ose ajo duhet të jap 2.5 % të pasurisë çdo vit hënor në bamirësi ndaj njerëzve.Nëse çdo njeri i pasur jep lëmoshë, jep zekat, varfëria do të zhduket në botë, nuk do të ketë asnjë njeri që vuan nga uria.Megjithatë,edhe kur të arrihet kjo gjendje që asnjë njeri të mos vdes nga uria, ka njerëz që dëshirojnë të vjedhin, të arrijnë te pasuria lehtë, t’i plotësojnë dëshirat e gabuara.Legjislacioni islam ka zgjidhje edhe për këtë.Zgjidhja është në ajetin e lartpërmendur:” Vjedhësit dhe vjedhëses pritjani duart,si shpagim i veprës së bërë(kjo masë) është denim nga Allahu.Allahu është I Fuqishëm,Ligjdhënës,I Urtë” (Maide,38).E di,do të thoni: Prejani duart??????Në shekullin 21???
Legjislacioni islam është fe barbare, ajo është mënyra e pamëshirshme e jetës!!!!.Ju me siguri mendoni se çdo të dytin person që do ta takoni në Arabinë Saudite e ka dorën e prerë.Ata që të paktën kanë qenë një here me siguri e din se rrallë mund të gjesh njerëz me dorën e prerë.Natyrisht, mund të ketë njerëz që u është prerë dora.Por, ligji është shumë i rreptë.Personi mendon miliona herë para se të vjedh.Jo pse policia e Saudisë janë shumë të kujdesshëm, janë shumë inteligjentë,shumë të mirë,por ligji është shumë i rreptë dhe në momentin që e implementon ligjin dalin rezultatet.Në momentin që e lehtëson ligjin, vjedhja do të ketë rritje.
Sot, për shembull ne kemi shiqimin kah Amerika,si shtet më i avancuar.A e dini se ky është shteti me numrin më të madh të vjedhjeve?Nëse,e implementojmë legjislacionin islam nëAmerikë që çdo i pasur,i cili ka kursime më tepër se 85 gr.ari,ai ose ajo duhet të jep 2.5% të pasurisë në bamirësi dhe pas kësaj nëse ndonjë person vjedh dhe i prehet dora atij ose asaj, po e bëj pyetjen numri i vjedhjeve do të rritet apo zvoglohet në Amerikë?Natyrisht,do të zvoglohet.Ky është një ligj praktik dhe pyetja nuk është aq e vështirë për t’u përgjigjur.Kjo është logjikë e thjeshtë.E implementon legjislacionin islam ka rezultate.
Kështu, ky legjislacion Hyjnor është e vetmja zgjidhje ndaj problemeve të njerëzimit e në veçanti edhe ndaj kriminalitetit.
Andaj filozofia e sanksioneve penale të parapara në ligjeslacionin islam paraqitet nën moton:Se feja islame burimin e saj e ka nga Zoti.Parim i saj është se Zoti egziston dhe se njeriu dhe çdo gjë tjetër është krijuar nga AI.Pra,sa më të theksuara të jenë lidhjet – individ-Zot,aq më i mbrojtur do të jetë njeriu dhe shoqëria në tërësi nga pasojat shkatërrimtare të veprave penale
Categories