Një universitet kinez ka ndërtuar kompjuterin më të shpejtë në botë.
Superkompjuteri është gati dyfish më i shpejtë se amerikani që mbante vendin e parë, duke konfirmuar rritjen e Kinës si një qendër e shkencës dhe teknologjisë.
Lista e përvitshme e kompjuterëve më të shpejtë “Top500” kryesohet nga “Tianhe-2”, i ndërtuar nga Universiteti Kombëtar i Teknologjisë së Mbrojtjes në qytetin Changsha në Kinën qendrore.
Kompjuteri është i aftë të kryejë llogaritje të pandërprera prej 33,86 petaflop për sekondë, e barabartë me 33 860 trilionë llogaritje në sekondë.
“Tianhe-2”, që do të thotë “Udha e Qumështit-2”, mposht “Titan”-in e Departamentit Amerikan të Energjisë, i cili mbante vendin e parë me 17,59 petaflop për sekondë.
Superkompjuterët përdoren për punë komplekse të tilla si modelimi i sistemeve të motit apo simulimi i shpërthimeve bërthamore.
/Start/
EDITOR
11 years ago
previous article
Emri më i gjatë në botë … me 116 fjalë
next article
Përpjekja për të ndryshuar
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago