Categories
Lajme FRI

Komploti ndërkombëtar kundër Vëllezërve Musliman

Këshilltari i Ministrit të Mbrojtjes së Kuvajtit e kritikoi fushatën që i është drejtuar Vëllezërve Mysliman në Egjipt dhe që po udhëhiqet nga bashkimi ndërkombëtar dhe nga superfuqitë e botës.
Nasir Ed-Duvejlije, i cili theksoi se nuk i përket Vëllezërve Mysliman, nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetin social Twiter ka theksuar se: Bota është e bashkuar që nga Lindja në Perëndim, nga Amerika e Rusia, vendet arabe liberale dhe sekulare, Izraeli së bashku me mbrojtësit e të drejtave dhe lirive të njeriut, si dhe mbështetësit e diktatorëve, që të gjithë janë të bashkuar kundër Vëllezërve Mysliman. Pastaj vazhdoi: Nuk është vetëm këta që janë bashkuar kundër ‘rrezikut’ nga Vëllezërit Mysliman për të ardhmen e qytetërimit njerëzorë, por edhe Irani, prijësit fundamentalistë, selefitë e fortë, të ashtu quajturit shteti islam i Irakut dhe Shamit (DAISH) si dhe Al-Kaida, të gjithë janë të bashkuar kundër tyre.
Ai po ashtu vuri në dukje se: Historia nuk njeh ndonjë unitet sikur ky tani ndërmjet shteteve të pabesimit dhe të disa selefive dhe shiave të rreshtuar në një rresht kundër Vëllezërve Mysliman. Pastaj pohoi se: Çdo vëzhgues i pavarur do të ishte i çuditur se përse ka ardhur tërë ky unitet ndërmjet vendeve të botës kundër Vëllezërve Mysliman, edhe pse ata janë të njohur si tolerant dhe jo ekstremistë në çështjet e fesë. Por me siguri që ka diçka këtu!
Ai po ashtu tha: Gjëja më e rrezikshme te Vëllezërit Mysliman është metoda e tyre e edukimit, me anë të së cilës ata synojnë që të ngrehin një shoqëri myslimane, dhe këtë e synojnë përmes thirrjes në rrugën e Allahut xh.sh me urtësi dhe këshillë të mirë. E tërë kjo krijon një burim të këtij komuniteti që beson në idenë: “Allahu xh.sh. është synimi ynë, i Dërguari i Tij është shëmbëlltyra jonë, Libri i Tij është kushtetuta jonë dhe vdekja në rrugën e Allahut xh.sh është shpresa jonë më e lartë”.
Ed-Duvejlije theksoi po ashtu se: Vëllezërit Mysliman janë shumë-shumë të rrezikshëm për regjimet represive, robërit e pushtetarëve, pasuesit e epsheve, pasioneve dhe interesave personale të kësaj bote, pasi që ata janë një grup që kërkojnë reforma sipas udhëzimeve Hyjnore. E ajo që e bënë edhe më të rrezikshëm këtë grup për Lindjen dhe Perëndimin është besimi i tyre në sakrificën, arsimimin, edukimin dhe luftën kundër korrupsionit.
Ai po ashtu tha: besoj se te Vëllezërit Mysliman është një fenomen shumë i çuditshëm, pasi që kritikët e tij asnjëherë nuk e sulmojnë dhe nuk kanë vërejtje ndaj planprogramit të tyre, e që këtu mund ta llogaris edhe vetën time si një prej tyre. Unë personalisht edhe përkundër armiqësisë dhe kundërshtimeve të ashpra politike që kam me Vëllezërit Mysliman, prapë se prapë më duhet të pranojë sinqeritetin dhe besnikërinë e tyre. Ai po ashtu vazhdoi se: Disa njerëz ende vazhdojnë të thonë se unë jam një prej mbrojtësve më të mëdhenj të Vëllezërve Mysliman, ndërsa unë ju them se unë jam një prej kundërshtuesve më të mëdhenj të qasjes së tyre politike në Kuvajt, por edhe vetë kjo është një mister shumë i madh i këtyre besimtarëve.
Dhe në fund potencoi se: Një njeri i ndërgjegjshëm dhe që ka një logjikë të shëndosh, e di fare mirë se çka ka ndodhur në Egjipt dhe e di po ashtu fare mirë se ajo që ka ndodhur ka qenë një grushtshtet amerikano-arab-çifut-rus-iranian, por se Allahu xh.sh. do të fitoj ndaj tyre, edhe pse shumica e njerëzve këtë nuk e dinë. Përse nuk i përfshijnë në këtë luftë edhe galaktikat edhe banorët e shtatë qiejve? Sepse ata e madhërojnë Allahun xh.sh. dhe besojnë në atë që besojnë edhe vetë Vëllezërit Mysliman, a po kupton?./mesazhi/

Exit mobile version