Categories
Lajme FRI

Komuna Çair bën pritje madhështore për KK Forca

KK Forca ka qenë pjesëmarrëse në kampionatin e pestë evropian dhe Kupës së parë botërore, e stilit Shotokan e akredituar nga Federata botërore e karatesë, ndërsa kampionati është zhvilluar në qytetin e Bursës në Turqi. KK Forca në këtë vendimet është paraqitur me tetë garues, duke shënuar një rezultat historik.
Klubi i Karates Forca me sukses ka përfaqësuar Komunën e Çairit dhe shqiptarët kudo që janë, andaj ky klub sot në mënyrë madhështore është pritur para Komunës së Çairit nga qindra simpatizues të karates, nxënës të shkollave fillore, prindër dhe nga Kryetari i Komunës së Çairit z. Izet Mexhiti, i cili ka uruar karateistët për këtë suksess të madh ndërkombëtarë. “Uroj trajnerin Muharrem Imeri i cili po jep maksimumin që Komunën tonë ta prezantojë në mënyrën më të mirë, gjithashtu falënderoj edhe këta fëmijë që janë ambasadorët më të mirë të shqiptarëve në përgjithësi dhe Çairit në veçanti”.
Klubi i Karatesë Forca me punën e trajnerit Muharem Imeri ka bërë të njihet kudo që shkon, ndërsa Imeri ka thënë se pas gëzimit të madh që kishte në Bursë, edhe pritja që u është bërë e ka bërë të ndjehet shumë krenar. “Kemi punuar shumë andaj ky rezultat nuk është i rastësishëm. Karateistet e mi dhanë maksimumin dhe për këtë i përgëzoi. E falënderoj kryetarin e Komunës Izet Mexhiti dhe kryetaren e klubit Shkodrane Dardhishta që na kanë ndihmuar shumë kudo që kemi pasë nevojë”, tha mjeshtri i karatesë, Muarem Imeri.

KK Forca e përfundoi këtë eveniment me 18 medalje të arta, 7 argjendi dhe 8 bronze. Të përmendim se ata që 33 medalje u fituan nga 8 garuesit që mahnitën mbarë pjesëmarrësit: Abdurahim Idrizi, Usame Bajrami, Efrah Halimi, Jusra Ademi, Arta Bushi, Sajra Morina, Suhejb Veseli dhe  Xhezair Sali. / Portalb

Exit mobile version