Studentët shqiptar të shkencave të mjekësisë në Universitetin ‘Shën Kirili dhe Metodij’ në Shkup, kanë fituar vendin e parë në Kongresin e 36 ndërkombëtarë, ku kanë paraqitur hulumtimet e tyre shkencore student nga vendi dhe rajoni.
Kongresin e ka organizuar Asociacioni i studentëve të mjekësisë në Maqedoni pranë UKM-së në përkrahje të Odës së mjekëve dhe dekanatit.
‘Ka pasur katër sesione shkencore, ne jemi prezantuar në atë të tretin me punimin Food Additive Allergy – Fact or Fiction’- ‘’Aditivët dhe Konzervanset në ushqimet e përditshme, fakt apo trillim’’ punim kjo nga fusha e alergologjisë e cila ka zgjat rreth dy muaj ku janë testuar një numër i madh i pacientëve , qëllimi i të cilës ka qenë të shihet se a ekziston dhe sa është lidhshmëria dhe ndikimi në mes aditivëve dhe alergjisë. Punimi në fjalë ishte nën përkujdesjen e Prof.Dr. Margareta Ballabanova – Stefanova- profesoreshë e rregullt në Institutin e dermatologjisë dhe alergologjisë në Shkup’ tha Elmedina Asani, njëra nga studentet pjesëmarrëse.
Asani gjithashtu tha se punimi shkencore u prezantua në gjuhën angleze si dhe u vlerësua me çmimin e parë nga komisioni cili ishte në përbërje të emrave eminent nga fusha e shkencave të mjekësisë në Republikën e Maqedonisë, edhe atë; -Prof.Dr.Lubica Giorgievska-Ismail, Kryetare e komisionit si dhe profesorë në Fakultetin e Shkencave të Mjekësisë, në repartin e kardiologjisë, Prof.Dr. Beti Dejanova, Profesoër në Fakultetin e Shkencave te Mjekësisë.
Instituti i Fiziologjisë, Prof.Dr .Aleksandar Karagjozov, profesorë në Fakultetin e shkencave te Mjekësisë, reparti i kirurgjisë abdominale si dhe Prof.Dr. Sonja Mancevska.
Punimin e kanë realizuar Elmedina Asani nga Shkupi, Adelina Dalipi nga Kumanova, Saranda Ristemi nga Kërcova, Sabir Sulejman nga Shkupi si dhe Amir Ajdarovski nga Shkupi, që të gjithë student të mjekësisë në Shkup.
Në Kongresin ndërkombëtarë kanë marrë pjesë studentë të mjekisë nga Maqedonia, Serbia, Kosova, Turqia, Bullgaria, Ukraina, Sllovenia, Bosnja, Irani dhe vende të tjera./Portalb
EDITOR
11 years ago
previous article
Londër, xhamia e mbipopulluar, kishat të zbrazta (Foto)
next article
Gjysma e banorëve të Maqedonisë janë duhanpirës
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago