Forumi Rinor Islam shpall konkurs për ndarjen e bursave për studentë dhe shkollarë të mesëm për vitin akademik 2021/22.
APLIKIMI
Të drejtë aplikimi në këtë konkurs kanë studentët e rregullt (deri diplomik) shtetas të RMV, që studiojnë në ndonjë prej Universiteteve Shtetërore në RMV, Universitetin e Evropës Juglindore, Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, Fakultetin e Shkencave Islame si dhe shkollarë të mesëm shtetas të RMV që mësojnë në RMV.
KUSHTET TË CILAT DUHET T’I PLOTËSOJË APLIKUESI/JA:
- Nota mesatare për student 8.5
- Nota mesatare për nxënës 5.0
- Studenti të mos ketë përsëritur asnjë vit (të mos ketë riregjistruar katrorin me përjashtim në raste specifike të cilat duhet t’i vlerëson komisioni përkatës për këtë çështje).
- Të mos jetë shfrytëzues i bursave që ndahen nga institucione të tjera.
- Drejtimet deficitare (të vlerësuara si të tilla nga komisioni i degës përkatëse) do të kenë përparësi.
- Nxënësit të cilët mësojnë jasht qytetit të lindjes (vendbanimit) do të kenë përparësi.
DOKUMENATACIONI I DUHUR PËR APLIKIM:
- Fotografi
- CV (biografi).
- Letërnjoftimi (fotokopje).
- Indeksi (fotokopje) faqet 1-2 dhe notat ose transkriptë.
- Dëftesë e vitit të fundit për nxënësin (fotokopje).
- Vërtetim prej fakultetit se jeni student/e i/e rregullt.
- Dëftesë të vitit katërt për studentët që kanë regjistruar vitin e parë të studimeve.
- Vërtetim për regjistrimin e semestrit të fundit.
- Vërtetim nëse merr ndihma sociale.
- Plotësimi i formularit (për të dhënat personale) nga Forumi Rinor Islam.
*Formularin mund ta shkarkoni nga këtu: Formulari – Bursa studentore
- AFATI I DORËZIMIT (PRANIMIT) TË DOKUMENTEVE BËHET PREJ 02.09.2021 DERI MË 22.09.2021, NUMRI I BURSAVE ËSHTË I KUFIZUAR.
- DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT BËHET PERSONALISHT NGA APLIKUESI ME DOKUMENT IDENTIFIKIMI.
- PËRGJIGJA PËR PRANIM DO TË BËHET NË AFAT PREJ 15 DITËSH NGA DITA E SKADIMIT TË AFATIT TË DORËZIMIT TË DOKUMENTACIONIT.
VËREJTJE:
STUDENTI/NXËNËSI QË NUK DO TA KETË TË KOMPLETUAR DOKUMENTACIONIN NUK DO T’I MERRET PARASYSH APLIKIMI.
- DORËZIMI I DOKUMENTEVE TË BËHET NË ADRESAT E DEGËVE TË FORUMIT RINOR ISLAM NË:
Shkup: Zyra e degës së Shkupit, adresa: Qendra Tregtare Mavrovasja kati: II; Mob: 071 884 791
Kumanovë: Zyra e degës së Kumanovës, adresa: Rr. Karl Marks nr. 60, Mob: 070 661 377
Tetovë: Zyra e degës së Tetovës, adresa: Rr. Jane Sandanski nr. 64, Mob: 071 543 565
Gostivar: Mob: 071 913 841
Kërçovë: Zyra e degës së Kërçovës, adresa: H/R Arabella, kati i 2-të, mob: 070 615 233
Prilep: Zyra e degës së Prilepit, adresa fsh. Cërnilishtë, mob: 071 440 710
Orari i paraqitjes në numrat e lartëshënuar dhe dorëzimit të dokumenteve gjatë ditëve të punës në adresat e lartëshënuara prej: 1100-1500.