Categories
Lajme FRI

Konkurs për bursa për vitin akademik 2021/22

Forumi Rinor Islam shpall konkurs për ndarjen e bursave për studentë dhe shkollarë të mesëm për vitin akademik 2021/22.

APLIKIMI

Të drejtë aplikimi në këtë konkurs kanë studentët e rregullt (deri diplomik) shtetas të RMV, që studiojnë në ndonjë prej Universiteteve Shtetërore në RMV, Universitetin e Evropës Juglindore, Universitetin Ndërkombëtar  Ballkanik, Fakultetin e Shkencave Islame si dhe shkollarë të mesëm shtetas të RMV  që mësojnë në RMV.

KUSHTET TË CILAT DUHET T’I PLOTËSOJË APLIKUESI/JA:

  • Nota mesatare për student 8.5
  • Nota mesatare për nxënës 5.0
  • Studenti të mos ketë përsëritur asnjë vit (të mos ketë riregjistruar katrorin me përjashtim në raste specifike të cilat duhet t’i vlerëson komisioni përkatës për këtë çështje).
  • Të mos jetë shfrytëzues i bursave që ndahen nga institucione të tjera.
  • Drejtimet deficitare (të vlerësuara si të tilla nga komisioni i degës përkatëse) do të kenë përparësi.
  • Nxënësit të cilët mësojnë jasht qytetit të lindjes (vendbanimit) do të kenë përparësi.

 

DOKUMENATACIONI I DUHUR PËR APLIKIM:

  • Fotografi
  • CV (biografi).
  • Letërnjoftimi (fotokopje).
  • Indeksi (fotokopje) faqet 1-2 dhe notat ose transkriptë.
  • Dëftesë e vitit të fundit për nxënësin (fotokopje).
  • Vërtetim prej fakultetit se jeni student/e i/e rregullt.
  • Dëftesë të vitit katërt për studentët që kanë regjistruar vitin e parë të studimeve.
  • Vërtetim për regjistrimin e semestrit të fundit.
  • Vërtetim nëse merr ndihma sociale.
  • Plotësimi i formularit (për të dhënat personale) nga Forumi Rinor Islam.

*Formularin mund ta shkarkoni nga këtu: Formulari – Bursa studentore

  • AFATI I DORËZIMIT (PRANIMIT) TË DOKUMENTEVE BËHET PREJ 02.09.2021 DERI MË 22.09.2021, NUMRI I BURSAVE ËSHTË I KUFIZUAR.
  • DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT BËHET PERSONALISHT NGA APLIKUESI ME DOKUMENT IDENTIFIKIMI.
  • PËRGJIGJA PËR PRANIM DO TË BËHET NË AFAT PREJ 15 DITËSH NGA DITA E SKADIMIT TË AFATIT TË DORËZIMIT TË DOKUMENTACIONIT.

 

VËREJTJE:

STUDENTI/NXËNËSI QË NUK DO TA KETË TË KOMPLETUAR DOKUMENTACIONIN NUK DO TI MERRET PARASYSH APLIKIMI.

 

  • DORËZIMI I DOKUMENTEVE TË BËHET NË ADRESAT E DEGËVE TË FORUMIT RINOR ISLAM NË:

 

Shkup:  Zyra e degës së Shkupit, adresa: Qendra Tregtare Mavrovasja kati: II; Mob: 071 884 791

Kumanovë:  Zyra e degës së Kumanovës, adresa: Rr. Karl Marks nr. 60, Mob: 070 661 377

Tetovë:  Zyra e degës së Tetovës, adresa: Rr. Jane Sandanski nr. 64, Mob: 071 543 565

Gostivar:  Mob: 071 913 841

Kërçovë:  Zyra e degës së Kërçovës, adresa: H/R Arabella, kati i 2-të, mob: 070 615 233

Prilep:  Zyra e degës së Prilepit, adresa fsh. Cërnilishtë, mob: 071 440 710

 

Orari i paraqitjes në numrat e lartëshënuar dhe dorëzimit të dokumenteve gjatë ditëve të punës në adresat e lartëshënuara  prej: 1100-1500.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version