Forumi Rinor Islam shpall konkurs për ndarjen e bursave për studentë dhe shkollarë të mesëm për vitin akademik 2024/25

 

APLIKIMI

Të drejtë aplikimi në këtë konkurs kanë studentët e rregullt (nga viti II – VI të studimeve, deri në diplomë) shtetas të RMV-së, që studiojnë në ndonjë prej Universiteteve Shtetërore në RMV, Universitetin e Evropës Juglindore, Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik, Fakultetin e Shkencave Islame, si dhe shkollarë të mesëm shtetas të RMV-së.

Të drejtë aplikimi kanë po ashtu edhe studentët që ndjekin studimet jashtë vendit.

Edhe këtë vit, Forumi Rinor Islam ndan kuotë të veçantë për 3 studentë dhe 2 nxënës me nevoja të veçanta.

 

KUSHTET TË CILAT DUHET T’I PLOTËSOJË APLIKUESI/JA (STUDENT):

  • Nota mesatare për student 8.5
  • Studenti të mos ketë përsëritur asnjë vit (të mos ketë riregjistruar katrorin me përjashtim në raste specifike të cilat duhet t’i vlerëson komisioni përkatës për këtë çështje).
  • Të mos jetë shfrytëzues i bursave që ndahen nga institucione të tjera.
  • Drejtimet deficitare (të vlerësuara si të tilla nga komisioni i degës përkatëse) do të kenë përparësi.

 

 

KUSHTET TË CILAT DUHET T’I PLOTËSOJË APLIKUESI/JA (NXËNËS):

  • Nota mesatare 5,00.
  • Nxënësit të cilët mësojnë jashtë qytetit të lindjes (vendbanimit) do të kenë përparësi.
  • Përparësi do të kenë nxënësit nga viti i II-të.
  • Nxënësit të cilët kanë ndjekur trajnime, seminare ose kanë marrë pjesë nëpër gara do të kenë përparësi

 

DOKUMENTACIONI I DUHUR PËR APLIKIM (STUDENT):

  • Fotografi (një fotografi)
  • CV (biografi).
  • Letër motivuese (pse unë duhet të përzgjidhem si bursistë i FRI-së)
  • Letërnjoftimi
  • Indeksi faqet 1-2 dhe notat ose transkriptë.
  • Vërtetim prej fakultetit se jeni student/e i/e rregullt në vitin aktual.
  • Vërtetim për regjistrimin e semestrit të fundit (faqja e indeksit ku është regjistruar viti, vula dhe nënshkrimi i regjistrimit).
  • Vërtetim nëse merr ndihma sociale.
  • Plotësimi i formularit (për të dhënat personale) nga Forumi Rinor Islam.

 

DOKUMENTACIONI I DUHUR PËR APLIKIM (NXËNËS):

  •  Fotografi (një fotografi)
  • CV (biografi).
  • Letër motivuese (pse unë duhet të përzgjidhem si bursistë i FRI-së)
  • Certifikata e lindjes
  • Dëftesa e vitit të fundit
  • Vërtetim se jeni nxënës/e i/e rregullt në vitin aktual
  • Vërtetim nëse merr ndihma sociale
  • Plotësimi i formularit (për të dhënat personale) nga Forumi Rinor Islam

 

 

*Formularin (për të dhënat personale) mund ta shkarkoni nga këtu:

Formulari – Bursa studentore

Formulari – Bursa për nxënës

*Formularin duhet që t’a shkarkoni, t’a plotësoni me dorë dhe pastaj të skanuar t’a ngarkoni në linkun për aplikim!

 

  • AFATI I DORËZIMIT (PRANIMIT) TË DOKUMENTEVE BËHET PREJ 16.09.2024 DERI MË 11.10.2024, NUMRI I BURSAVE ËSHTË I KUFIZUAR.
  • DORËZIMI I DOKUMENTACIONIT BËHET ONLINE (në linkun e mëposhtëm)
  • PËRGJIGJA PËR PRANIM DO TË BËHET NË AFAT PREJ 15 DITËSH NGA DITA E SKADIMIT TË AFATIT TË KONKURSIT
  • SHPALLJA E REZULTATEVE DO TË BËHET NË WEB FAQEN ZYRTARE fri.org.mk DHE NË RRJETET SOCIALE TË FRI-SË.
  • REZULTATET DO TË SHPALLEN ME SHIFREN E APLIKIMIT* (JO ME EMRA).

 

*Shifra e aplikimit (vetëm me numra katërshifror) krijohet nga vet aplikuesi përgjatë aplikimit online!

 

VËREJTJE:

  • STUDENTI/NXËNËSI QË NUK DO TA KETË TË KOMPLETUAR DOKUMENTACIONIN NUK DO T’I MERRET PARASYSH APLIKIMI.
  • DORËZIMI I DOKUMENTEVE TË BËHET NË LINKUN E MËPOSHTËM:
    https://linktr.ee/forumirinorislam