Forumi Rinor Islam shpall konkurs për zgjedhjen e shkencëtarit të ri të vitit. Këtë çmim FRI ua ndanë shkencëtarëve për punën e tyre kërkimore-shkencore në një fushë të caktuar, për të qenë kështu një motivim për shkencëtarët dhe hulumtuesit e rinj në Republikën e Maqedonisë.

Çmimi “Shkencëtari i ri i vitit” ndahet si mirënjohje shoqërore për të arritura të veçanta në çfarëdo lëmi shoqërore apo shkencore.

Çmimi do të ndahet në manifestimin e Vitit të Ri, Hixhri 1438, që organizon Forumi Rinor Islam.

Formulari për aplikimFletë-aplikimi
Udhëzues nga komisioni për ndarjen e çmimit: Udhëzuesi

Për informata shtesë mund të shkruani në e-mailin:
info@fri.org.mk