Qendra për gjuhë të huaja, kurse përgatitore dhe trajnime “FLUENT” në vitin akademik 2014/15 në mesin e shumë kurseve e trajnimeve që janë në rrjedhë, parasheh realizimin e një sërë aktivtetesh tjera të parapara me plan-programin e vitit aktual akademik.
“FLUENT” duke u orvatur të merr në konsideratë edhe sugjerimet që vijnë nga jashtë, madje duke stimuluar kreativitetin, shpall konkurs shpërblyes për zgjedhjen e IDESË MË KREATIVE PËR TRAJNIM TË MUNDSHËM NË “FLUENT”.
Kriteret:
– Emërtimi i kursit përgatitor/trajnimit në mënyrë të qartë
– Përshkrim i idesë në jo më shumë se tre faqe A4, apo 1200 karaktere (përfshirë rolin, rëndësinë, nevojën e tematikës, qëllimet, profesorët/ligjëruesit e mundshëm, koston financiare)
– Ideja për projektin kreativ mund të konceptohet në cilindo vendbanim ku ka përfaqësi “FLUENT, apo mund të konceptohet që të realizohet në të gjitha njëkohësisht
– Personi që do përzgjidhet me idenë më inovative do të ketë mundësinë e angazhimit në “FLUENT” si koordinator projekti, apo i njëjti do të shpërblehet me shumë të njëhershme në të holla.
– Idenë për trajnimin më atraktiv do ta zgjedh komisioni adekuat i përbërë nga menaxhmenti i “FLUENT” dhe profesorë të jashtëm
– Në rast vlerësimi se kemi më shumë se një ide e cila meriton të realizohet a shpërblehet, komisioni zgjedh e shpërblen deri në tre ide kreative.
– Kohëzgjatja për paraqitjen e ideve, nga data 20.11.2014 deri 15.12.2014
– Shpallja e fituesit (fituesve) deri më 31.12.2014
Suksese e ju përcjelltë mbarësia!
EDITOR
10 years ago
previous article
Thënie të çmuara të Dijetarëve VI
you might also like
RIFILLON PROJEKTI “EUREKA” NË SHKUP DHE KËRÇOVË
20 hours ago
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
5 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
5 days ago