Në mesin e shumë aktiviteteve që ky asociacion rinor ka realizuar dhe po realizon me të rinjtë, gjegjësisht nxënës dhe studentë, bën pjesë edhe zgjedhja e nxënësve dhe studentëve më të dalluar të mjedisit tonë. Një organizim të këtillë Forumi Rinor Islam e realizoi edhe njëzet e një vitet e kaluara me rastin e Vitit të Ri të kalendarit Islam – Hixhri.

Duke marrë parasysh që ky manifestim tashmë është bërë tradicional, FRI, edhe sivjet, krahas një programi modest me rastin e kësaj date të rëndësishme Islame – Vitit të Ri Islam – Hixhrit 1445/2023, do të bëjë shpalljen e nxënësve dhe studentëve më të dalluar të shkollave të mesme, si dhe Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup, Universitetit të Tetovës, Universitetit të Evropës Juglindore, Universiteti Nënë Tereza, dhe Universitetit Ndërkombëtarë Ballkanik.

Ky konkurs vlen vetëm për studentët e Universitetit “Shën Qirili dhe Metodi” në Shkup me kushtet që vijojnë:

– Të jetë student/studente i/e cili/a ndjek mësimet e vitit të tretë (për fakultetet me mësim trevjeçar) apo vitit të katërt (për fakultetet me mësim katërvjeçar).

– Të ketë notën më të lartë mesatare të studimit në krahasim me kolegët/koleget e tij/saj të të njejtit fakultet, me kusht që nota mesatare mos të jetë nën limitin minimal 9.00.

– Në rast se ka dy studentë/e me sukses të njejtë, përparësi t’i jepet atij i cili posedon të arritura shtesë, si p.sh. pjesëmarrje nëpër gara të ndryshme, lëvdata, punime shkencore, botime, etj.

Dokumentet e nevojshme:

– Çertifikata e lindjes

– ID karta – indeksi

– Çertifikata e notave

– Lëvdatat apo mirënjohjet , nëse posedon.

– Fletëaplikimi për student (FLETËAPLIKIMI)

 

Dokumentacionin e kompletuar dërgoni në e-mail adresën info@fri.org.mk

Ky konkurs është i hapur deri më 18 tetor 2023.