Kompania që pritet së shpejti të paraqitet me shërbimet e veta në tregun e telekomunikimeve në Maqedoni ka shpallë konkurs për dhjetëra vende atraktive pune. Në vazhdim mund ta lexoni konkursin dhe mënyrën se si mund të aplikoni për këto vende pune.
APLIKIM PËR PUNË NË NJË KOMPANI TË RE TË TELEKOMUNIKIMIT
KONTABILIST
Pozita përfshin analizimin e informacioneve
financiare dhe përgatitjen e raporteve financiare për
të përcaktuar dhe mirëmbajtur të dhënat mbi asetet,
obligimet, fitimet dhe humbjet, detyrimet tatimore,
ose aktivitete të tjera financiare brenda organizatës.
Përgjegjësitë përfshijnë:
• Të analizojë operimet e biznesit, trendet,
shpenzimet, të ardhurat, zotimet dhe detyrimet
financiare, të projektojë të ardhurat dhe shpenzimet e
ardhshme ose të japë këshilla;
• Të zhvillojë, mirëmbajë dhe të analizojë buxhetet,
duke përgatidur raporte periodike që krahasojnë
shpenzimet sipas buxhetit kundrejt shpenzimeve
aktuale;
• Të krijojë tabela të llogarive dhe të caktojë shënimet
për llogaritë e duhura;
• Të përgatisë, të shqyrtojë dhe analizojë të dhënat e
kontabilitetit, pasqyrat financiare, dhe raportet tjera
financiare për të vlerësuar saktësinë, plotësinë, dhe
përputhshmërinë me standarndet raportuese dhe
procedurale;
• T’i raportojë menaxhmentit lidhur me financat e
kompanisë.
Kualifikimet dhe kërkesat:
• Diplomë universitare në kontabilitet, ekonomi,
biznes, ose ekuivalente;
• Minimum 5 vite përvojë profesionale, mundësisht në
kompani ndërkombëtare;
• Përvojë të dëshmuar për arritjen e rezultateve;
• Njohuri të mirë të standardeve të kontabilitetit,
ligjeve tatimore dhe trendeve;
• Aftësia për të punuar me software të ndryshëm për
kontabilitetet, psh. QuickBooks;
• Të flasë rrjedhshëm gjuhën angleze, dhe mundësisht
gjuhës shqipe dhe maqedonase.
MENAXHER I MARKETINGUT
Pozita përfshin përcaktimin e kërkesës për produktet
dhe shërbimet e ofruara nga kompania jonë dhe
konkurrentët tanë, dhe identifikimin e klientëve
potencial. Gjithashtu përfshin zhvillimin e strategjive
të çmimeve me qëllim të maksimizimit të fitimeve
të kompanisë sonë ose pjesmarrjes në treg, duke
siguruar që klientët tanë janë të kënaqur, si dhe
mbikëqyrjen e zhvillimit të produktit dhe monitorimin
e trendeve që tregojnë nevojën për produkte dhe
shërbime të reja.
Përgjegjësitë përfshijnë:
• Të përpilojë listat që përshkruajnë ofertat e
produkteve dhe shërbimeve.
• Të konsultohet me krerët e departamenteve,
veçanërisht me Drejtorin Teknik dhe Drejtorin
Operativ, për të marrë këshilla rreth llojeve të
produkteve dhe shërbimeve që pritet të kërkohen;
• Të koordinojë dhe të marrë pjesë në aktivitete dhe
evente promovuese;
• Të zhvillojë strategjitë e çmimeve duke balancuar
objektivat e kompanisë me kënaqshmërinë e
konsumatorëve;
• Të inicojë hulumtime të tregut dhe të analizojë
gjetjet e tyre;
• Të identifikojë, të zhvillojë dhe të vlerësojë
strategjinë e marketingut bazuar në njohuritë e
objektivave, karakteristikat e tregut, dhe faktorët
kostove dhe marzhave.
Kualifikimet dhe kërkesat:
• Diplomë universitare në marketing, biznes, ose
menaxhim;
• Minimum 5 vjet përvojë profesionale në një kompani
ndërkombëtare;
• Përvojë të dëshmuar në rritjen e shitjeve dhe
kënaqëshmërisë së konsumatorëve;
• Njohuri të mirë mbi tregun vendor dhe mirëmbajtjen
e raporteve me shitësit dhe shpërndarësit;
• Të flasë rrjedhshëm gjuhën shqipe, maqedonase dhe
angleze.
MENAXHER I SHITJES
Pozita përfshin drejtimin e distribuimit aktual
ose lëvizjes së produkteve ose shërbimeve te
konsumatori, kordinimin e distribuimit të shitjeve
duke krijuar teritore, kuota dhe objektiva të shitjeve,
si dhe shfrytëzimin e rrjeteve të distribuimit. Poashtu
përfshin krijimin e programeve trajnuese për
përfaqësuesit e shitjes, dhe analizimin e statistikave
të shitjes të mbledhura nga stafi për të përcaktuar
potencialin e shitjes dhe kërkesat e inventarit, si
dhe monitorimin preferencave të konsumatorëve.
Kjo pozitë gjithashtu përfshin rritjen e të ardhurave
të shitjes dhe potencialet brenda partnerëve të
kompanisë, si dhe mbikëqyrë menaxhimin e trajnimit
të partnereve me fokus rritjen e gypit të shitjes, pastaj
duke balancuar atë me mbështetje të shitjes.
Përgjegjësitë përfshijnë:
• Të diskutojë ose të konsultohet me krerët e
departamenteve për të planifikuar sherbimet e
reklamimit dhe të sigurojë informatat për specifikat e
pajisjeve dhe të konsumatorëve;
• Të diskutojë me klientët potencial në lidhje me
nevojat e shërbimit dhe t’i këshillojë klientët për llojet
e shërbimeve për të blerë;
• Të monitorojë preferencat e konsumatorëve për të
përcaktuar fokusin e përpjekjeve të shitjes;
• Të mbikëqyrë zyrtarët lokal dhe rajonal të shitjes si
dhe stafin e tyre;
• Të planifikojë dhe drejtojë stafin, trajnimet dhe
vlerësimin e performancës për të zhvilluar dhe
kontrolluar shitjen dhe programet të shërbimit.
Kualifikimet dhe kërkesat:
• Diplomë universitare në biznes, marketing, ose
menaxhim;
• Minimum 5 vjet përvojë profesionale në një kompani
ndërkombëtare;
• Përvojë të dëshmuar në rritjen e shitjeve dhe
kënaqëshmërisë së konsumatorëve;
• Njohuri të mirë mbi tregun vendor dhe mirëmbajtjen
e raporteve me shitësit dhe distributorët;
• Të flasë rrjedhshëm gjuhën shqipe, maqedonase
dhe angleze.
SHITËS ME PAKICË
Pozita përfshin të ndihmuarit e klientëve për të gjetur
atë që ata kërkojnë në dyqane dhe rritjen e interesit të
tyre në blerjen e produkteve dhe shërbimeve tona.
Përgjegjësitë përfshijnë:
• Të përshëndesë konsumatorët dhe të prezentojë
produktet dhe shërbimet e kompanisë, ofertat
speciale, ose zgjidhjet e përshtatura për të kënaqur
dëshirat dhe nevojat e konsumatorit;
• T’i përgjigjet pyetjeve në lidhje me kompaninë,
dyqanin, ose produktet dhe shërbimet;
• Të demonstrojnë përdorimin ose funkcionimin e
mallrave;
• Të bëjë porosi të veçanta ose të telefonojë dyqanet
tjera për të gjetur artikujt e dëshiruar;
• Të ketë njohuri mbi zbritjet dhe promovimet aktuale,
politikat e pagesës dhe shkëmbimit, si dhe praktikat
e sigurisë.
Kualifikimet dhe kërkesat:
• Diplomë universitare në biznes, marketing, ose
menaxhim;
• Minimum 2 vjet përvojë profesionale, mundësisht në
një kompani ndërkombëtare;
• Përvojë të dëshmuar në rritjen e shitjeve dhe
kënaqëshmërisë së konsumatorëve;
• Njohuri të mirë mbi tregun vendor dhe mentalitetin e
njerëzve në Maqedoni;
• Të flasë rrjedhshëm gjuhën shqipe, maqedonase dhe
angleze.
Kompania e telekomunikimit është me seli në Shkup dërgoni CV-në dhe Letrën e Motivimit tuaj në
info@ogilvyks.com
Data e fundit për aplikim është 18.04.2013, ora 17:00.
——————————————————————————————————————————————–
MENAXHER I QENDRËS SË THIRRJEVE
Pozita përfshin mbikëqyrjen dhe kordinimin e
aktiviteteve të qendrës së thirrjes dhe të punëtorve të
mbështetjes administrative.
Përgjegjësitë përfshijnë:
• Të ndihmojë në zhvillimin e strategjive për të rritur
normat e përgjithshme të produktivitetit;
• Të konfigurojë parametrat e sistemit, serverët të
jashtëm, llojet dhe privilegjet e agjenteve, diversionet,
dhe kodet e thirrjeve;
• Të kordinojë takimet, fokus grupet dhe trajnimet
për të përmirësuar performancën;
• T’ua shpjegojë telefonuesve në mënyrë efektive
teknikat telefonuese dhe procedurat;
• Të zbatojë rregulloret dhe politikat e qendrës së
thirrjes;
• Të ketë njohuri mbi të gjitha programet dhe
detyrat e shërbimit, si dhe mundësitë e sistemit dhe
telekomunikimit;
• Të menaxhojë aktivitetete ditore të punëtorëve dhe
të vlerësojë performancën e tyre.
Kualifikimet dhe kërkesat:
• Diplomë universitare në komunikim, marrëdhënie
me publikun, marketing, ose biznes;
• Minimum 3 vite përvojë profesionale, mundësisht në
një kompani ndërkombëtare;
• Aftësi të mira të komunikimit dhe përvojë
të dëshmuar në rritjen e kënaqëshmërisë së
konsumatorëve;
• Njohuri të mirë mbi tregun vendor dhe mentalitetin
e njerëzve në Maqedoni;
• Të flasë rrjedhshëm gjuhën shqipe, maqedonase dhe
angleze.
ZYRTARË I KOMUNIKIMIT
Pozita përfshin asistimin dhe implementimin e të
gjitha strategjive të komunikimit. Poashtu fokusohet
në planifikimin dhe hulumtimin e tregut për të
zhvilluar strategjitë e komunikimit, dhe mbështetjen
dhe menaxhimin e biznesit në mënyrë efikase.
Përgjegjësitë përfshijnë:
• Të asistojë në strategjitë promovuese dhe zhvillimin
e produkteve;
• Të asistojë në shkruarjen dhe editimin e materialeve
të marketingut dhe shitjes, që përfshijnë artikuj,
prezantime, letra të bardha, dhe kolateral;
• Të përfundojë projektet administrative lidhur me
shitjen dhe marketingun që përfshin përpilimin e
raporteve të marketingut dhe shtijes, hulumtimin mbi
kompaninë dhe detyrat të tjera në databazë;
• Të zhvillojë pako mediale si dhe të organizojë
konferenca dhe shfaqje tregtare;
• Të përgatitisë komunikata për shtyp, gazetën e
kompanisë dhe njoftimet e ngjarjeve.
Kualifikimet dhe kërkesat:
• Diplomë universitare në komunikim, marrëdhënie
me publikun, marketing, ose biznes;
• Minimum 3 vite përvojë profesionale, mundësisht në
një kompani ndërkombëtare;
• Përvojë të dëshmuar në rritjen e kënaqëshmërisë së
konsumatorëve;
• Njohuri të mirë mbi tregun vendor dhe mentalitetin e
njerëzve në Maqedoni;
• Të flasë rrjedhshëm gjuhën shqipe, maqedonase dhe
angleze.
ZYRTARË I IT-së
Pozita përfshin ofrimin e ndihmës teknike për
përdoruesit e sistemit kompjuterik, dhe përgjigjjen
e pyetjeve ose zgjidhjen e problemeve kompjuterike
të përdoruesve personalisht, përmes telefonit, ose
nga distanca. Poashtu përfshin ofrimin e ndihmës
lidhur me përdorimin e hardware-ve dhe software-ve
përfshirë edhe printimin, instalimin, procesimin e
fjalëve, email-in, dhe sistemet operative.
Përgjegjësitë përfshijnë:
• T’u përgjigjet pytjeve të përdoruesve lidhur me
software-at dhe hardware-at kompjuterike për të
zgjidhur problemet;
• Të diskutojë me stafin, përdoruesit, dhe
menaxhmentin për të krijuar kërkesa për sisteme të
reja ose modifikime;
• Të zhvillojë materiale dhe procedura për trajnim,
ose të trajnojë përdoruesit lidhur me përdorimin
adekuat të hardware-it ose software-it;
• Të fusë komanda dhe të mbikqyrë funksionimin e
sistemit për të verifikuar funksionimin korrekt dhe të
zbulojë gabimet;
• Të instalojë dhe të kryejë riparime të vogla për
hardware, software ose pajisje periferike, duke ndjekur
specifikat e dizajnit ose instalimit.
Kualifikimet dhe kërkesat:
• Diplomë universitare në shkenca kompjuterike ose
ekuivalente;
• Minimum 3 vite përvojë profesionale;
• Njohuri të mirë të Teknologjisë Informative,
sistemeve të IT-së, dhe njohuri për të ofruar zgjidhje
për nevojat dhe sfidat e përdoruesve dhe kompanisë;
• Të flasë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe angleze, dhe
mundësisht edhe gjuhën maqedonase.
ASISTENTE EKZEKUTIVE PËR MENAXHMENTIN E LARTË
Pozita përfshin ofrimin mbështetjes administrative të
nivelit të lartë për menaxhmentin e lartë duke kryer
e hulumtime, duke përgatitur raporte statistikore,
duke trajtuar kërkesa të informatave, si dhe kryerjen
funksioneve të zyres si përgatitjen e korrespondencës,
aranzhimin e konferencë-thirrjeve dhe caktimin
e takimeve. Poashtu përfshin pritjen e vizitorëve,
përgjigjjen e thirrjeve telefonike, trajtimin e detyrave
të ndryshme dhe projekteve, dhe shkruarjen e
raporteve për menaxhmentin. Kjo pozitë mund të
ballafaqofet me informata të ndjeshme dhe kërkon një
nivel të konsiderueshëm të maturimit, kujdesit dhe
pjekurisë.
Përgjegjësitë përfshijnë:
• Të përgjigjet dhe t’i drejtojë thirrjet te palët
përkatëse ose të marrë mesazhe;
• Të presë vizitorët dhe të përcaktojë nëse duhet t’u
jepet qasje tek njerëzit e kërkuar;
• Të marrë pjesë në takime për të mbajtur
proçesverbalin;
• Të transmetojë hulumtime, të përpilojë të dhënat,
dhe të përgatisë letrat për shqyrtim dhe paraqitje nga
drejtorët, komisionet dhe bordi i drejtorëve;
• Të fusë në dosje dhe të rigjejë dokumentet, të
dhënat dhe raportet korporative.
Kualifikimet dhe kërkesat:
• Diplomë Universiteti, preferohet në komunikim ose
menaxhim;
• Minimum 3 vite përvojë profesionale;
• Aftësia për t’i kushtuar vëmendje të plotë asaj që
njerëzit tjerë thuan, dhe në mënyrë aktive të gjejë
mënyra për të ndihmuar njerëzit;
• Aftësia për të përshtatur veprimet krahas veprimeve
të tjerëve, si dhe të menaxhojë kohën e vet dhe kohën
e të tjerëve;
• Të flasë rrjedhshëm gjuhën shqipe, maqedonase dhe
angleze.
ASISTENTE ADMINISTRATIVE
Ky rol përfshin të qenit përgjegjëse për ofrimin e
shërbimeve administrative dhe shërbimeve të zyrës
në mënyrë që të sigurojë zhvillim të suksesshëm dhe
efikas.
Përgjegjësitë përfshijnë:
• Të përgjigjet dhe t’i drejtojë thirrjet te palët
përkatëse ose të marrë mesazhe;
• Të presë vizitorët dhe të përcaktojë nëse duhet t’u
jepet qasje tek njerëzit e kërkuar;
• Të marrë pjesë në takime për të mbajtur
proçesverbalin;
• Të fusë në dosje dhe të rigjejë dokumentet, të
dhënat dhe raportet korporative.
• Të bëjë detyra të përgjithshme të zyrës, siq janë
porostja e pajisjeve, mbajtja e shënimeve, menaxhimi
i sistemeve të databazave, dhe kryerja e punëve
bazike të kontabilitetit.
Kualifikimet dhe kërkesat:
• Diplomë universiteti në një fushë relevante;
• Minimum 2 vite përvojë profesionale;
• Aftësia për t’i kushtuar vëmendje të plotë asaj që
njerëzit tjerë thuan, dhe në mënyrë aktive të gjejë
mënyra për të ndihmuar njerëzit;
• Aftësia për të përshtatur veprimet krahas veprimeve
të tjerëve, si dhe të menaxhojë kohën e vet dhe kohën
e të tjerëve;
• Të flasë rrjedhshëm gjuhën shqipe, maqedonase dhe
angleze.
Kompania e telekomunikimit është me seli në Shkup
dërgoni CV-në dhe Letrën e Motivimit tuaj në
info@ogilvyks.com
Data e fundit për aplikim është 18.04.2013, ora 17:00.
EDITOR
12 years ago
previous article
Mesianizmi i Skëndërbeut si hero kombëtar
you might also like
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
1 day ago