Mbledhja e parë e konstituimit të Këshillit të Komunës së Kërçovës të premten nisi me vonesën prej gjysmë ore. Shkas për këtë ishte mungesa e Flamurit kombëtar shqiptar në sallën e seancës së këshillit.
Kryetari i sapozgjedhur Fatmir Dehari refuzoi nisjen e mbledhjes pa vendosjen e flamurit shqiptar, i cili më pas edhe u vendos. Kryetarja e Komisionit komunal zgjedhor të Kërçovës, Latife Bajrami, në ndërkohë këshilltarëve të zgjedhur ua dorëzoi certifikatat. Në një atmosferë të tendosur lidhur me disa mosmarrëveshje të karakterit teknik dhe pas disa pauzave, Këshilli vazhdoi me punë dhe kryetar u zgjodh Qamil Aliu. Kundër zgjedhjes së tij votuan këshilltarët maqedonas.
Komisioni verifikues propozoi që të miratohet mandati i anëtarëve të Këshillit, i cili përbëhet nga 12 këshilltarë të BDI-së dhe 11 aanëtarëtë koalicionit VMRO-DPMNE dhe LSDM, i cili në mënyrë unanime u miratua nga 23 këshilltarët e pranishëm. (koha)
Categories