Me konvertimin e saj në Islam, edukatorja e një kopsht të vogël të fëmijëve në qytetin jugor të Çekisë, Lishov, ka tronditur opinionin çek
Brenda natës ajo u bë objektiv i të gjitha mediave, por edhe i psikologëve, sociologëve e të tjerëve. Për më tepër, ajo u përmend edhe në lajmet qendrore. Të gjitha këto për shkak të shamisë.
Që nga viti 2005, tridhjetëvjeçarja Iva Shpirkova punon si edukatore në kopshtin e fëmijëve në Lishov. Përveç pedagogjisë, ajo ka studiuar kulturën dhe gjuhën japoneze, i pëlqen natyra, udhëtimet dhe me kënaqësi gatuan. Deri para pak kohe nuk ishte e njohur për opinionin e gjerë, por vendimi i saj për t’u mbuluar ka tronditur shumë njerëz.
Shtrohet pyetja, si do t’i edukon fëmijët çek një edukatore e mbuluar, ngase ekziston rrezikut që ajo t’i mësoj dhe t’i ftoj ata në Islam. Disa janë mbështetur në ligjin i cili thotë se çdokush mund të vishet dhe të sillet sipas besimit të tij, të tjerët mendojnë se kjo nuk ka vend në Republikën e Çekisë dhe se edukatorja i ka keqinterpretuar rregullat e Islamit, sepse nuk duhet me shami ta tërheq vëmendjen e opinionit në një vend jo islam.
Republika Çeke është vendi me përqindjen më të lartë të ateistëve në botë dhe armiqësi ndaj Islamit është shumë e theksuar. Në një anketë në internet, në pyetjen: “A ju pengon në qoftë edukatorja e fëmijës tuaj është muslimane?” 23.142 njerëz janë deklaruar PO, ndërsa një pakicë e tyre kanë menduar ndryshe, ose më saktë 7715.
Muslimanët nuk janë të vetmit që gjenden në shënjestrën e ekstremistëve në Republikën Çeke. Armiqësia edhe më e madhe është shprehur në drejtim të ciganëve, përqindja më e ulët ndaj rusëve, ukrainasve … etj
Iva nuk është muslimanja e parë në vend. Sipas regjistrimit të fundit, 3.500 njerëz janë deklaruar si muslimanë. Në Pragë muslimanët kanë dy mesxhide, një arabe dhe një turke, ndërsa në Brno një. Megjithatë, as vetë Iva nuk e dinte se disa njerëz janë kthyen kundër saj, duke bëri këtë lloj fushate negative në internet, ku shkruhet se ajo është një fundamentaliste e madhe, e cila i fton fëmijët në islam. Të gjitha këto ajo i mësoi nga të afërmit e saj: “Motrat më thirrën dhe më thanë se duhet të shikoj se çfarë është shkruar për mua në internet”. Për fat të mirë, prindërit dhe administrata e kopshtit Lishov qëndruan në anën e saj, sepse edhe para kësaj ata ishin shumë të kënaqur me të dhe nuk duan të përzihen në zgjedhjen e saj personale. Vetë Iva thotë se në qoftë se kjo do t’ju pengoj fëmijëve ajo do të largohet nga kopshti. Drejtoresha në pyetjet e gazetarëve është përgjigjur se fëmijët e duan shumë Iven, atyre nuk u pengon shamia e saj. Edukator falet kur fëmijët janë duke u ushqyer, prandaj ata nuk kanë mundësi ta shohin.
Kur e pyetën pse Islamin, Iva u përgjigj se ka kohë që kërkonte rrugën e saj. Para kësaj ajo ishte krishterë dhe burri të saj, i cili është ateist, nuk i pengon. Një gazetar ka deklaruar se ky është personi i parë pas Papës i cili ka zgjuar opinionin çek për shkak të besimit të tij./igj/