Ka qenë i madh gëzimi kur me 17 shkurt të vitit 2008 Kosova u pavarësua.Ai moment na gëzoi të gjithë shqiptarëve kudo që jetojmë dhe rrugëtimin që kishte nisur Republika e Kosovës të gjithë ne e përcillnim me vëmendje, edhe pse nuk ishim qytetarë të saj. Për një ditë të tillë u bënë shumë sakrifica dhe kur të gjithë menduam se tani e tutje Kosova do të hapërojë qoftë edhe ngadalë, por me hapa të sigurtë drejt një zhvillimi si duhet të institucioneve shtetërore, një zhvillimi ekonomik dhe një përmirësimi në të gjitha sferat që ka nevojë një shoqëri normale, ajora në një ngecje të rëndë. Duke filluar nga institucionet shtetërore që nuk funksionojnë si duhet, në Kosovën e pasluftës korrupcioni dhe krimi morën dhenë.Mes tjerash, në Kosovë, u shfaq, tamam si një monstrum, një islamofobi tanimë famëkeqe, e cila është prezente në mediumet elektronike dhe të shkruara por edhe në qarqet dhe udhëheqësinë e vendit. Një vend me shumicë muslimane, diku mbi 90% në mos edhe më shumë, po përjetonte diçka për të cilën sigurisht njerëzit e këtij besimi as nuk kishin menduar se do të ndodhë, madje kontributin që kishin dhënë kishte qenë për t’u liruar nga këmba serbe dhe për ta arritur idealin e vjetër kombëtar, lirinë e Kosovës. Duke filluar me propagandat e mediumeve të cilat deri në skajshmëri artikulojnë urrejtjen ndaj Islamit dhe muslimanëve, pengimin e ndërtimit të një хhamie derisa në Prishtinë besimtarët faleshin në rrugë, pengimine vajzave me shami që të ndjekin mësimin në shkollat publike e deri te manifestimi i një inkuizicioni modern me arrestimin e dymbëdhjetë hoхhallarëve më 17 shtator, kemi të bëjmë me një sulm të pacipë dhe të padrejtë ndaj Islamit dhe muslimanëve në Kosovë. Është e rëndësishme të potencohet se kemi një standard të dyfishtë në gjykim e në veprim dhe këto standarde të dyfishta vijnë në shprehje kur vështrohet më hollësisht misioni katolik në Kosovë.Të gjithë këta hoхhallarë akuzohen se kinse kanë përhapur fjalor të urrejtjes, përderisa ata ligjëronin duke ftuar popullin dhe rininë në parimet e pastra islame, ndërsa një prift fanatik katolik, Anton Kqira, që para disa vitesh deklaroi se të gjithë shqiptarët muslimanë është dashur t’i rrjep Millosheviqi, pos që nuk u akuzua, ai madje mund të krekoset me dekoratat e tija që i pranon, madje është priturpër vizitë në Kosovë si të ishte ndonjë burrë i mirë. Komparacion mund të bëjmë edhe me pengimin e ndërtimit tëхhamisë në Prishtinë, ndërsa në anën tjetër ndërtohet një katedrale në një vend me 2-3% katolikë. Komparacion mund të bëjmë me rastet kur femrat me shami nuk lejohen të vijojnë mësimin sepse këtë gjë po e ndaluaka sistemi laik i shkollimit, ndërsa në shkolla të ndryshme në Kosovë shpërndahen materiale me pëmbajtje dhe tematikë katolike madje Ministria e Arsimit lejon botimin dhe futjen e librave shkollorë të cilat përmbajnë elemente katolike. Edhe Radiotelevizioni i Kosovës që mbahet për laicitetin e saj, është goхha katolikofil. Vulën e vendos humoristja që mban postin e presidentes, Atifete Jahjaga, e rregullt në meshat, festat dhe evenimentet katolike. Kontradiktore e gjitha kjo sigurisht!
Pas gjithë këtij turpi janë edhe turpësitë tjera. Korrupcioni është prezentderi në ekstremet e saj, varfëri sa të duash, ushtarë dhe invalidë të UÇK-së të lënë anash, ndërsa të tjerë ish-luftëtarë të burgosur, Mitrovica në gjendjen në të cilën të githë ne e dijmë e për të cilën Mitrovicë qeveritarët nuk bëjnë asgjë, dhe nga të gjitha këto të zeza disa dëshirojnë që ta largojnë vëmendjen e popullatës. Kjo bëhet edhe duke kryer misionet e caktuara në propagandën kundër Islamit edhe duke arrestuar hoхhallarë e që përmes pompozitetit të fituar nga shqetësimi i besimtarëve të harrohet ajo çfarë kjo qeveri ka bërë! Jo! Nuk do të harrohet. Përveç atyre plagëve të lartpërmendura, arrestimet paraqesin një plagë tjetër për atë popullatë dhe sigurisht që asnjë plagë nuk harrohet. Kjo e fundit paraqet një plagë shtesë. Ashtu siç nuk do të harrohet sakrifica që ka bërë ky popull, po edhe sakrifica e shumë hoхhallarëve që ishin të gatshëm të japin gjithçka për Kosovën, poashtu nuk do të harrohen as kriminaliteti e korrupcioni, as Mitrovica, as pseudo-patriotizmi që përdoret si vegël për ta konvertuar popullin e përvuajtur kosovar në katolicizëm, as ndalesa e mbulesës së vajzave, mbulesë kjo që poashtu e mbante edukatorja e Adem Jasharit, Nanë Zahidja. Çfarëdo që të ndodhë, nuk duhet lejuar që vëmendja jonë të shpërqëndrohet dhe nuk duhet të kaplojë pluhuri i harresës për atë që po ndodh, e kjo ngase shpesh harresa po na kushton shtrenjtë.
Në këtë gjendje, çfarë duhet të bëjnë besimtarët muslimanë në Kosovë? Ata duhet të mundohen, që ta ruajnë qetësinë dhe të jenë të matur. Fundja, ata që orkestrojnë dhe bëjnë të tilla gjëra, siç janë sulmet, shpifjet ndaj Islamit dhe muslimanëve në Kosovë dhe arrestimet ndaj hoхhallarëve, dëshirojnë si kundërpërgjigje një veprim të pamatur. Besimtarët nuk duhet dhënë atyre atë luks. Nëse ata dëshirojnë një gjë të tillë, për ta mbajtur pushtetin dhe fshehur turpin e mosmundësisë për ta krijuar qeverinë gati tre muaj, atë gjë as nuk duhet lejuar. Shqiptarët muslimanë, kanë kontribuar në të kaluarën, tani, por edhe në të ardhmen do të kontribuojnë për të mirën e Kosovës në veçanti dhe të gjithë kombit shqiptar në përgjithësi. Shqiptarët muslimanë, janë të interesuar të punojnë për të mirën e Kosovës, për qetësinë dhe stabilitetin e saj. Andaj tash, ashtu siç thërrasin parimet tona të pastra dhe të larta islame, besimtarët duhet treguar pjekurinë e duhur, durimin dhe duhet vazhduar punën për të mirën e atij vendi dhe atyre qytetarëve. Kështu është tradita dhe zakoni i besimtarëve muslimanë.
Si përfundim, mund të them se ai trekëndësh i skicës së errët që po ndodh në Kosovë, nuk jep sinjale të mira për një të ardhme të mirë. Ky trekëndësh, përbëhet nga tre pika: 1. Lufta ndaj Islamit dhe muslimanëve që manifestohet në forma të ndryshme; 2. Kriminaliteti dhe korrupcioni i rëndë me shumë anomali të tjera shoqërore; dhe 3. Ekzistenca e një ekstremizmi katolik të cilin të gjithë e fshehin, ndërsa ai është futur edhe brenda institucioneve shetërore.
Në këto tre pika, përfshihen të gjitha të zezat që mund të ndodhin në Kosovë. Pas giithë kësaj, Kosova po kthehet në nje vend pa aspak demokraci dhe respektim të fjalës së lirë ku pjesës dërmuese të shoqërisë i kufizohet e drejta e besimit ndërsa një pakicë, ajo katolike dhe ajo serbe ngriten në qiell. Pas gjithë kësaj, Kosova, si një vend që po synon integrimin në Evropë, nuk është as afër demokracisë që sot praktikohet në Evropë, përkundrazi Kosova po kthehet në praktikën e diktaturave komuniste. Pas gjithë kësaj, shihet që toleranca ndërfetare ndër shqiptarët është një lajkë dhe gënjeshtër dhe se ajo si e tillë ka ekzistuar vetëm për shkak se shqiptarët janë me shumicë muslimanë. Pas gjithë kësaj, shihet se hordhitë e vjetra komuniste e islamofobe në Kosovë, që shtiren se janë të orientuar si pro-evropian dhe atdhetarë, në fakt atdhetarinë e kanë vetëm mjet për ta denigruar Islamin dhe muslimanët, dhe se ata nuk posedojnë asgjë nga dashuria ndaj atdheut dhe kombit. Mirëpo koha ecën dhe maskat do të bien. Fytyrat e vërteta do të zbulohen. Loti i shumë nënave kosovare, vaji i jetimave dhe gjaku i të rënëve për Kosovën do ta dënojë këtë hipokrizi.
Zot, bëje mirë!
Categories