Categories
Lajme FRI

Kosova në Botërorin 2018?

Të gjithë ju që pyesni nëse Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror 2018, po ju sjellim lajme jo të mira nga UEFA, e cila nuk e ka përmendur fare Kosovën si shtet pjesëmarrës për këtë Botëror.
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-S, sot e ka publikuar dhe formatin e shteteve të Europës të cilët do të jenë pjesëmarrëse në eliminatorët për Kampionatin Botëror 2018.
Dhe, pavarësisht se ditëve të fundit Kosvës i janë premtuar lajme të mira për të marrë pjesë në këtë garë, një gjë e tillë pritet të mos ndodh fare.
“Formati i fushatës kualifikuese të Evropës për Kampionatin botëror 2018 është konfirmuar. 52 asociacionet anëtare të UEFA-së që do të marrin pjesë (Rusia kualifikohet si nikoqire, kurse Gjibraltari nuk është anëtar i FIFA-s) do të ndahen në nëntë grupe: shtatë grupe nga gjashtë skuadra dhe dy grupe nga pesë”, thuhet në njoftimin e UEFA-s”, shkruhej në njoftimin e UEFA-s.
Një gjë e tillë si duket i ka shuar shpresat dhe gjasat e mundshme që Kosova të jetë pjesë e shteteve që do të marrin pjesë në eliminatorët e Botërorit 2018.

Exit mobile version