Nën patronatin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, si dhe deputeti i LDK-së Lutfi Haziri, nga 24 deri më 26 maj në Prishtinë do të organizohen “Lutjet e Mëngjesit” ose “Java e Tolerancës”.
Në këtë eveniment, i cili është i pari i këtij lloj në Kosovë, do të marrin pjesë përfaqësues nga shtete të ndryshme të botës. Sipas një dokumenti të cilën e ka siguruar Epoka e Re, deri më tani pjesëmarrjen në “Lutjet e Mëngjesit” e kanë konfirmuar më shumë se 70 përfaqësues të jetës politike, akademike, kulturore, ekonomike nga shtete të ndryshme të globit, përfshirë SHBA-në, Shqipërinë, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Turqinë etj.
Gjithashtu, në mesin e atyre personaliteteve që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë edhe disa përfaqësues të partive politike, akademike dhe biznesore nga disa shtete të cilat nuk e kanë njohur Kosovën, si: Greqia, Serbia, Izraeli, Rumania, Bonja dhe Hercegovina, Jordani, Tajlanda etj.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, i cili është organizator i “Lutjeve të Mëngjesit”, e ka vlerësuar shumë të rëndësishëm këtë manifestim. Në këtë kontekst, Grabovci ka deklaruar se Kosova është shndërruar në faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.
Po ashtu, ai ka bërë me dije se në kuadër të “Lutjeve të Mëngjesit” do të organizohen edhe disa ngjarje, të cilat, sipas tij, kanë një rëndësi të veçantë.
“Në kuadër të kësaj jave do të ketë edhe ngjarje të rëndësishme siç janë: Takimi i tolerancës fetare, me përfaqësues fetarë nga mbarë bota, ku do të diskohet për çështjet e tolerancës fetare në botë, pasi Kosova shquhet për tolerancë fetare, do të vendoset guri i paqes për nder të viktimave të Hiroshimës. Ky gur ka ardhur nga Japonia si dhe do të vendoset pllaka përkujtimore për nderim të viktimave të Holokaustit”, është shprehur Grabovci.
Lista e personaliteteve ndërkombëtare që e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në “Lutjet e Mëngjesit”
1. Robert Aderholt (SHBA)
2. David Besle (SHBA)
3. Lunn Dennehy(SHBA)
4. Stan Hiolmes (SHBA)
5. Bob Mecwen (SHBA)
6. Abigail Powell (SHBA)
7. Sergio Ramos (SHBA)
8. Lary Ross (SHBA)
9. Bill Wall (SHBA)
10. Trent Walters (SHBA)
11. Andy Williames (SHBA)
12. Dr. Frank LaGorotteria (SHBA)
13. Selvije Haraste (Kroaci)
14. Efthimios Navridis (Greqi)
15. Erol User (Turqi)
16. Drago Marijaseviq (Serbi)
17. Uros Pribiçeviq (Serbi)
18. Branimir Gvozdenoviq (Mal i Zi)
19. Rade Ljumoviq (Mal i Zi)
20. Efthymios Navridis (Greqi)
21. Dr. Rajai Muasher (Jordani)
22. Byram Javat (UEA)
23. Alexandros Mallias (Greqi)
24. Nikos Theodoridis (Greqi)
25. Fatmir Mejdiu (Shqipëri)
26. Besnik Mustafaj (Shqipëri)
27. Klodian Gradeci (Shqipëri)
28. Arian Starova (Shqipëri)
29. Paul Petrie (Belgjikë)
30. Robert Milçev (Maqedoni)
31. Valon Saraqini (Maqedoni)
32. Vilma Trajkovska (Maqedoni )
33. Marian Munteanu (Rumani)
34. Esad Muriq (Zvicër)
35. Uros Andrijaseviq (Mal i Zi)
36. Tamara Peshiq (Mal i Zi)
37. Nemanja Staroviq (Serbi)
38. Darko Mrvos (Serbi)
39. Phil Brinkmeyer (SHBA)
40. Djordjo Davidoviq (Bonjë dhe Hercegovinë)
41. Haki Abazi (SHBA)
42. Ambasador Jean Claude Schlumberg (OSBE)
43. Pachara Naripthapahan (Tajlandë)
44. Llazar Prodanoviq (Bonjë dhe Hercegovinë)
45. Samuil Petrovski (Serbi)
46. Lorat Balla (Hungari)
47. Jany Randall (Britani e Madhe)
48. Gavriel Hanna Gefen (Gjermani)
49. Milos Andjiq (Serbi)
50. Jim Neathery (SHBA)
51. Mounzer Fatfat (SHBA)
52. Drina Vlasteliq-Rajiq (SHBA)
53. Gloria Dimoco (SHBA)
54. Esma Bunjaku (Kosovë)
55. Ilija Vojnoviq (Serbi)
56. Zef Preci (Shqipëri)
57. Nikola Gaveski (Serbi)
58. Petar Piliq (Serbi)
59. Dr. Eli Nachat – kryetar (Izrael)
60. Jerko Ivankoviq-Lijanoviq (Bonjë dhe Hercegovinë)
61. Desina Radivojeviq (Bonjë dhe Hercegovinë)
62. Catalin Bancila (Rumani)
63. Plamen Nunev (Bullgari)
64. Svetlana Boynova (Bullgari)
65. Tanya Nedeva-Nuneva (Bullgari)
66. Emilja Rexhepi (Kosovë)
67. Dejan Vraçiq (Kosovë)
68. Dragan Sabljiq (Kosovë)
69. Drilon Muriqi KFOR-i Austriak
70. Kapiten Jurgen KFOR-i Austriak
71. Kapiten Egarten KFOR-i Austriak
72. Gani Roshi (Kosovë)
73. Goran Marinkoviq (Kosovë)
74. Mladen Kuribak (Kosovë)
Categories