Ende pa përfunduar mirë emocionet e ndeshjes së parë tashmë duket se është caktuar ndeshja e dytë. Kundërshtari i radhës pritet të jetë Turqia me 20 ose 21 maj.
Dje pasdite, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, udhëtuan për në Turqi.
Krerët e FFK-së të premten (sot) do të kenë takim me kreun e Federatës së Futbollit të Turqisë, Yildirim Demiroren si dhe me përzgjedhësin e përfaqësueses së Turqisë, Fatih Terim.
Ndërsa sot mësohet tashmë është nënshkruar marrëveshja në mes të dy Federatave që kjo ndeshje të zhvillohet në muajin maj respektivisht me 20 apo 21 maj.
Categories