Shpesh mund të shihni postime për smartfonë të ndryshëm, e mbase mund të dëshironi të dini se cili është më i mirë, të vendosni se cilin e zgjidhni e kështu me radhë.
Ideja më e mirë për këto rrethana është krahasimi i drejtpërdrejtë i tyre, për të parë veçoritë e tyre, përparësitë dhe mangësitë.
Për këtë mund të ju hyjë në punë PhoneRocket, një faqe që krahason çdo dy smartfon në hollësi. Le t’i përdorim si shembuj HTC One dhe Samsung Galaxy S4. E tëra që duhet të bëni është të shkruani emrat e dy telefonëve që dëshironi të krahasoni.
PhoneRocket pastaj iu paraqet një përgjithësim të shkurtër të secilit, të ndjekur më pas me një “fitues” duke u bazuar në disa vlerësime dhe kritere.
Kur shkoni poshtë do të shihni të dhëna për gjërat si funksionimi, grafika, jetëgjatësia e baterisë dhe një mesatare të vlerësimeve të marra nga shumë faqe. Më poshtë do të shihni “benchmarks” të hollësishëm, të ndjekur më pas me përparësitë e secilit model ndaj tjetrit, lidhjet për vëzhgimet dhe një veçori të tjera.
Faqja ka po ashtu një opsion Sort që iu mundëson të shfletoni smartfonët duke u bazuar në gjërat si koha e bisedës, sistemi operativ dhe lloji ekranit dhe një vegël për kërkim nëse dëshironi të gjeni hollësi në secilin model individual. (PCWorld Albanian)
Categories