Biblioteka më e veçantë në botë është krijuar në Teksas, emri i saj është “BiblioTech”.
Ajo është krejt ndryshe nga bibliotekat tradicionale qe ne jemi mësuar të shohim rëndomtë.
Biblioteka e re nuk ka asnjë libër fizik. Sipas “CNN”, stafi i “BiblioTech”, është shprehur se kjo “është e para bibliotekë pa libra”.
Në katalogun e bibliotekës dixhitale gjendet mbi 10 mijë libra. Kjo librari është gjetur si rrugë shpëtimi nëpërmjet dixhitalizimit për të shkurtuar të ardhurat e ulëta.
“BiblioTech” ka hapur dyert më 14 shtator në jug të San Antonios, një lagje kryesisht me banorë hispanikë, ku 40 për qind e familjeve nuk kanë një kompjuter.
“Edhe pse biblioteka nuk mban asnjë libër të shtypur, anëtarët mund të qëndrojnë aty duke kontrolluar libra online”, thotë Stafi i “BiblioTech”.
“Biblioteka jonë dixhitale është një stil i ri, kështu që ju nuk keni për të ardhur për të marrë një libër”, ka thënë Laura Kole, koordinatore e projekteve në “BiblioTech”.
Kjo bibliotekë ka një hapësirë të konsiderueshme, duket më shumë si një “Apple Store” ose një “Google breakroom” se sa një librari.
Muret e saj janë të veshur me portokalli dhe pellush, ku ndër të tjera aty ka hapësirë të plotë për të luajtur fëmijët.
Ndërkaq aty janë 45 “Apple”, “iPads” dhe 40 laptopë dhe 48 kompjutera desktop. Në këtë bibliotekë dixhitale janë gjithashtu në dispozicion edhe “Audiobooks” dhe “software”.
Deri tani janë anëtarësuar rreth 7 mijë persona. Gjeneza e idesë erdhi nga Nelson Wolff, i cili mendonte se bibliotekat nuk janë në evolucion me teknologjinë.
Wolff mblodhi rreth vetës një grup personash duke përfshirë Kole. Ideja e krijimit ishte që të krijonin një bibliotekë sa më moderne në shërbim të lagjes. ” Bota po ndryshon, dhe bibliotekat nuk mund të qëndrojnë të njëjta”, tha Wolff.
/Start/
EDITOR
11 years ago
previous article
Ja si priten shqiptarët e Zvicrës në Rinas (FOTO)
next article
Lindja dhe vdekja e ideve
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
13 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
13 hours ago