Parlamenti i Krimesë deklaroi formalisht pavarësinë nga Ukraina dhe kërkoi zyrtarisht bashkimin me Federatën Ruse.
Të 85 deputetët miratuan unanimisht këto vendime që priteshin pas fitores masive në referendumin e së dielës.
Referendum, ku 97 për qind e qytetarëve të Krimesë vendosën të ndahen nga Ukraina. Gadishulli i Krimesë është marrë nën kontroll nga forcat pro-ruse, që prej muajit shkurt.
Qeveria e Kievit, sikundër SHBA-të dhe BE-ja, nuk e njohën votimin, këto të fundit kërcënuan me sanksione kundër Moskës.
 
Rezultati i referendumit në Krime rrit çmimin e naftës
Çmimi i naftës u rrit sot në Azi pas përgjigjes pozitive të Krimesë për bashkimin me Rusinë, edhe pse kjo votë mund të sjellë për Moskën sanksione të reja nga perëndimorët.
Një fuçi e “light sweet crude” (WTI) u rrit me 23 centë dhe arriti në 99,12 dollarë. Fuçia “Brent” e Detit të Veriut, për t’u shpërndarë në prill, u rrit 11 centë duke arritur në 108,32 dollarë.
Pas vetos së Rusisë ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, presidenti amerikan, Barack Obama, ka paralajmëruar homologun e tij rus, Vladimir Putin, se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj nuk do e njohin asnjëherë referendumin e së dielës në Krime.