Categories
Lajme

Krimea. Pse kjo krahine 'dashurohet' nga Ukraina dhe Rusia..?

Krimea…Toka e ‘dashuruar ‘nga dy shtete,Ukraina dhe Rusia.

 
Në marrëdhëniet e vazhdueshme ndërkombëtare midis Rusisë dhe Krahinës, rajoni i njohur si Krimea, për mirë apo për keq ka qenë në qendër të vëmendjes për një kohë të gjatë. Trupat aleate-ruse në Krimea kanë qenë të shpërndarë gjithandej – përfshi aeroportet, zyrat qeveritare dhe bazat ushtarake.
Çfarë e bën kaq të dëshirueshëm këtë gadishull që të dy shtetet e kërkojnë një trofe gjeopolitik? Përgjigja qëndron tek klima unike e Krimeas, kultura e ndryshme, gjeografia dhe historia e saj shpesh e trazuar.
1. Krimea është gjysme autonome
Krimea ka qenë pjesë e Ukrainës që nga viti 1954, kur lideri i Bashkimit Sovjetik (BS), Nikita Hrushovi, ia dha këtë gadishull Ukrainës e cila ishte pjesë e BS-së deri në vitin 1991.
Që nga ajo kohë, Krimea ka ekzistuar si një rajon gjysme-autonom në kombin e Ukrainës, me lidhje të forta politike me vetë këtë shtet – dhe lidhje të forta kulturore me Rusinë. Krimea ka trupin e vet legjislativ – 100 anëtarët e Këshillit të Lartë të Krimesë – dhe pushteti ekzekutiv mbahet nga Këshilli i Ministrave, që udhëhiqet nga një kryetar që shërben në sajë të miratimit të presidentit të Ukrainës. Megjithatë gjykatat janë pjesë e sistemit të drejtësisë së Ukrainës dhe nuk kanë autoritet autonom.
2. Klima dhe gjeografia e Krimesë
Krimea është e rrethuar pothuajse plotësisht nga Deti i Zi, dhe ka një sipërfaqe prej 26 mijë km katrorë, afërsisht me madhësinë e shtetit të Merilend (SHBA). Gadishulli lidhet me territorin e Ukrainës falë ngushticës së Perekop-it. Krimea, e cila qëndron rreth 322 km në veriperëndim të Soçit (Rusi), gëzon të njëjtën klimë të butë ashtu si vendi i Lojërave Olimpike dimërore 2014. Klima e saj është një arsye e fortë pse liderët rusë janë kaq këmbëngulës për përfshirjen e Krimesë në sferën e tyre.
Deti i Zi është porti i vetëm i Rusisë me ujë të ngrohtë. Edhe pse Krimea është e njohur në botërisht si pjesë e Ukrainës, Marina Ruse i ka mbajtur flotat e saj të stacionuara në bazën detare të Sevastopol-it (në jug të Krimesë) që nga fundi i viteve 1700. Në vitin 2010, Rusia negocioi një marrëveshje që lejonte vendin të shpërndante të gjitha gjërat e rëndësishme të bazës detare të Sevastopolit në shkëmbim të gazit natyral të Rusisë.
3. Gazi dhe gruri reduktojnë shpenzimet
Përtej rëndësisë strategjike të Krimesë dhe Ukrainës, situate në rajon është e komplikuar për të dyja palët për bollëkun dhe mungesën e disa resurseve natyrore. Ukraina për shekuj është quajtur “shporta e bukës e Rusisë”, sepse rajoni prodhonte pjesën më të madhe të grurit me të cilin ushqehej perandoria e madhe cariste. Edhe sot e kësaj dite, Ukraina është një nga prodhuesit më të mëdhenj të misrit dhe grurit në botë, dhe pjesa më e madhe e saj kalon përmes porteve të Krimesë. Sipas qeverisë ukrainase, më shumë se 50% e ekonomisë së Krimesë vjen nga prodhimi i ushqimeve dhe industrive shpërndarëse.
Por klima e butë e bën Krimenë një destinacion turistik shumë popullor. Panorama e energjisë së Krimesë dhe Ukrainës është gjithashtu e ndërlikuar. Krimea mbështetet te Ukraina për pjesën më të madhe të energjisë elektrike, ashtu siç mbështetet Europa tek Rusia për 25% të gazit të saj natyror, sipas CNN-it. Për më tepër, gazi natyror që Rusia i çon Europës udhëton përmes tubacioneve që gjarpërojnë edhe përmes Ukrainës. Kjo është arsyeja pse çdo jo stabilitet që ndodh në rajon dërgon valë tronditëse në të gjithë tregjet e energjisë ndërkombëtare
4. Lufta e Krimesë
Nëse kërkoni një periudhë kohore në të cilën situata gjeo-politike e Krimesë ishte e qëndrueshme, nuk do të keni shumë fat. Gadishulli përgjatë historisë së tij të gjatë, ka qenë i pushtuar nga grekët e lashtë, romakët, gotët, osmanët, mongolët, venecianët dhe gjermanët nazistë. Që nga 1853-shi deri në 1856-n, Krimea ka qenë terren lufte, që kur Franca, Anglia dhe Perandoria Osmane luftuan rusët për të marrë kontrollin e Detit të Zi dhe Krimesë.
Rusia humbi atëherë, dhe hoqi dorë nga pretendimet e saj për të marrë gadishullin, por jo deri para se qytetet dhe fshatrat e Krimesë të shkatërroheshin. Pavarësisht shkatërrimit të tij, Lufta e Krimesë ka qenë e rëndësishme për disa zhvillime: kirurgët rusë prezantuan metodat më moderne të infermierisë dhe të kujdesit shëndetësor gjatë luftës që përdoren edhe sot e kësaj dite; Rusët shumë shpejt hoqën sistemin e tyre mesjetar të skllavërisë (sipas të cilit fshatarët ishin të detyruar t’u shërbenin pronarëve të tokave); Përdorimi u fotografisë dhe telegrafit ishte një tjetër arritje moderne gjatë kohës së luftës.
5. Influenca e tartarëve të Krimesë
Provë e faktit që e shkuara nuk fshihet kurrë mjafton të shohësh jo më larg se Krimea, shtëpinë e grupit të lashtë etnik, të njohur si Tartarët, të cilët akoma kanë një ndikim të konsiderueshëm. Kryesisht myslimanë, tartarët e Krimesë ishin të dobishëm në bërjen e gadishullit një nga qendrat e kulturës islame. Ata gjithashtu njiheshin si tregtarë skllevërish.
Tartarët nuk kishin një mirëqenie të mirë gjatë Luftës së Krimesë dhe konflikteve të mëvonshme, dhe shumë prej tyre u larguan nga rajoni. Lideri sovjetik, Jozef Stalin mund t’u ketë dhënë goditjen më të fortë tartarëve të Krimesë: duke u marrë ushqimin nëpërmjet anijeve dhe duke e çuar në Rusinë Qendrore në vitet 1920, duke i lënë ata të vdesin urie.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Tartarët e Krimesë u shërbyen si skllevër rusëve nën rrethana dhe kushte çnjerëzore – që solli si pasojë vdekjen e më shumë se gjysmës së popullsisë tartare. Pas rënies së Perandorisë Sovjetike, Tartarët filluan të kthehen në atdheun e tyre, ku tani arrijnë një shifër prej 250 mijë vetësh. Për arsye të qarta, Tartarët e Krimesë kërkojnë t’u bëjnë rezistencë trupave rusë.
“Nëse ka konflikt, gjithmonë jemi ne të parët, si minoritet, që e vuajmë”, tha tartari Usein Sarano për Reuters. “Ne jemi të gjithë të frikësuar për familjet dhe fëmijët tanë”. Ata mund të jenë të paktë në numër megjithatë. Ndërsa Ukraina perëndimore favorizon aleancë politike, kulturore dhe ekonomike më të madhe me Europën Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara, pjesa e Ukrainës Lindore – ku shumica e banorëve janë rusë etnikë – mbështesin Moskën dhe e shohin atë si lider. (Explore Universe)

Exit mobile version