Me shumicë absolute votash, deputetet e Parlamentit të Republikës Autonome të Krimesë, miratuan deklaratën e pavarësisë, disa ditë para mbajtjes së referendumit për shkëputjen e Gadishullit nga Ukraina. Autoritetet në Kiev e shpallën sot të paligjshëm referendumin në Krime dhe ky hap u mbështe
Pesë ditë para referendumit për shkëputjen e Krimesë nga Ukraina, deputetet në Parlamentin e Gadishullit me 78 vota për dhe tri kundër miratuan deklaratën e pavarësisë për republikën Autonome të Krimesë dhe të qytetit Sevastopol. 19 deputetë tjerë nuk morën fare pjesë në këtë seancë. Në deklaratën e Parlamentit u theksua se pas përfundimit të referendumit, Republika e Krimesë, si shtet sovran dhe i pavarur, do t’i propozojë Federatës së Rusisë që ky vend të pranohet si anëtar në këtë Federatë.
Autoritetet ukrainase në Kiev deklaruan se nuk e njohin legjitimitetin e Parlamentit të Krimesë dhe cilësuan si jo-legjitim planin për shkëputjen e Krimesë nga Ukraina. Ky qëndrim i autoriteteve ukrainase u mbështet edhe nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja. Parlamenti i Rusisë do të diskutojë javën e ardhshme për ndryshimin e disa ligjeve, të cilat do të mundësonin pranimin e Krimesë në federatën ruse.
Në anën tjetër, opinionir sot me anë të një konference për shtyp ju drejtua sërish Presidenti i shkarkuar i Ukrainës, Viktor Janukoviç, i cili deklaroi se ai mbetet President legjitim i Ukrainës dhe komandant suprem i forcave të armatosura të vendit.
Në daljen e tij të dytë publike pas arratisë nga Kievi, Janukoviç mohoi spekulimet e ditëve të fundit për shëndetin e tij dhe tha se forcat e armatosura do të refuzojnë që t’i bindën urdhrave të autoriteteve në Kiev.
Sa i përket zhvillimeve tjera, Sekretari amerikan i Shtetit, Xhon Keri, ka deklaruar se një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, nuk do të zhvillohet, përderisa Moska të mos marrë në konsideratë propozimet e SHBA-së për të zgjidhur krizën në Ukrainë. Keri i tha homologut të tij rus, Sergei Lavrov, se ndërhyrja ushtarake e Moskës në Krime i ka bërë jashtëzakonisht të vështira negociatat.
Nga ana e tij, Lavrov tha se propozimet e Kerit për zgjidhjen e krizës janë të papranueshme, ngase pika nismëtare e tij është grushtet në Kiev, siç e quajti Lavrov.
Në ndërkohë, Kryeministri i përkohshëm i Ukrainës, Arsenij Jatçenjuk, akuzoi sot Rusinë se me praninë gjithnjë e më të madhe ushtarake në Krime po tenton të minojë sigurinë botërore.
Jatçenjuk, i cili të enjten do të udhëtojë për në SHBA, ku do të takohet me Presidentin e SHBA-së, Barak Obama, tha se Kievi është i hapur për bisedime me Moskën, në të cilat Rusia do të njihte sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës./Rtv21
EDITOR
11 years ago
previous article
Arrestohen 7 myslimanë për terrorizëm, mes tyre dhe dy imamë
next article
33 vjet nga demonstratat e ’81 –it
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago