Ajo udhëtoi drejt kryeqytetit të Emirateve të Bashkuara Arabe për të vazhduar studimet master, por në fakt ajo çfarë gjeti ishte diçka tjetër.
Emri im është Kristina dhe ja se si unë pranova Islamin.
Në ditën e Krishtlindjeve të vitit 2010, unë përqafova Islamin dhe u bëra muslimane. Përse? Thjesht sepse unë u ndjeva gati, si rezultat i një procesi gradual të rritjes dhe ndryshimit e cila transformoi jetën time dalë ngadalë gjatë vitit të kaluar.
U zhvendosa në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, në pranverën e vitit 2010 për të mësuar gjuhën angleze. Ishte hera ime e parë në Gulf (Gjiri Persian), nuk e dija se çfarë më pret, por kam kërkuar për të kuptuar kulturën rreth meje, për fenë, të cilat janë një aspekt jetik i jetës së përditshme në këtë pjesë të botës. Që këtu filloi udhëtimi im për të mësuar në lidhje me kulturën e Lindjes së Mesme dhe njerëzit rreth meje, duke lexuar Kur’anin dhe libra për Islamin. Nuk e kisha ndërmend të ndryshoja fenë time të mëparshme. Vetëm po kërkoja të kuptoj Islamin.
Gjatë leximit kuptova se kishte shumë për Islamin që unë nuk i dija apo i kisha keqkuptuar, kështu vazhdova për të kërkuar përgjigjet e një morie të pyetjeve që kisha për traditat muslimane dhe praktikat, qëndrimet dhe të drejtat e grave në Islam dhe kështu me radhë.
Ramazani u afrua dhe unë u ndjeva e habitur nga atmosfera e mrekullueshme që transformoi të gjithë, duke u përgatitur për një nga kohët më të rëndësishme të vitit për muslimanët. Emocioni u rrit brenda meje dhe vendosa t’ju bashkohem e të provoj agjërimin. Dita e parë ishte më e vështirë, por me kalimin e çdo ditë isha e vendosur të mos heq dorë dhe arrita të agjërojë tërë muajin. U ndjeva me të vërtetë mirë për këtë, po bëhesha më e disiplinuar dhe një person më i mirë.
Fillova të lutem sa herë që kam dëgjuar tingujt e bukur të Adhaan (Ezanit), thirrjes për namaz, që dëgjohej nëpër qytet. Kam lexuar të tërë Kur’anin, fjalë për fjalë. Ndryshova stilin e jetës time dhe hoqa dorë nga klubet dhe alkooli, kanalizova gjithë energjinë time drejt një qëllimi më pozitiv dhe një diplome master në arsim. Kam kaluar kohën time të lirë duke bërë punë vullnetare, kështu formova një grup miqsor të grave muslimane.
Po hulumtoja Islamin në internet, në Facebook tek grupet si ‘Hadith of the Day’ dhe ‘Qur’an Surah of the Day’. Çdo herë që kyqesha në Facebook, doja të lexoj ‘Hadith of the Day’, dhe po mahnitesha nga bukuria e fjalëve dhe e vërteta pas tyre. Fillova të identifikoj veten çdo herë e më shumë me muslimanët, dhe fillova pak e nga pak të ndihem si një person që po bëhesha. Ajo filloi ngadalë poshtë nën mua, ndoshta unë tashmë përbrenda isha muslimane, por ende nuk e kisha dëshmuar Shehadetin.
Po ndaja konfliktin tim të brendshëm në lidhje me diferencën prej besimeve dhe kulturave dhe duke gjetur veten me një mike e cila kishte përqafuar Islamin kohët e fundit. Shkova me të tek këshilli i grave në një xhami lokale ku vazhduam duke folur me miqtë dhe mendonim për një mënyrë të re të jetës.
Në prag të Krishtlindjeve, shtrova një darkë me një mik amerikan musliman dhe po bisedonim rreth Krishterimit dhe Islamit, duke folur për 5 shtyllat e Islamit dhe atë që unë besoi në të, ndoshta ishte një pikë kthese për mua në pranimin se çfarë zemra dhe shpirti im ishin të gatshëm për të bërë.
Në ditën e Krishtlindjeve kam lexuar suren Merjem dhe shikova një dokumentar në internet në lidhje me Profetin Isa a.s. Teksa po më kalonte ashtu dita, më kapërceu një ndjenjë e fortë që tashmë isha e gatshme të pranoj Islamin. Kontaktova mikun tim i cili u emocionua nga zgjidhja ime dhe erdhi në mbrëmje tek unë. Ai më shpjegoi procesin e pranimit të Islamit, duke më kërkuar pa pushim në qoftë se unë jam e gatshme për diçka që do të ishte një rindërtim i plotë i jetës sime. Papritmas u ndjeva e pasigurt dhe vendosa që të flejë. Teksa po shtrihesha sërish u ndjeva se jam e gatshme dhe në mënyrë të shpejtë thashë Shehadetin. Një ndjenjë e thellë e lehtësimit erdhi mbi mua, dhe më pas u rehatova të flej. Të nesërmen u ndjeva pak e frikësuar dhe e pasigurt në qoftë se po bëja gjënë e duhur. U përshkova nga pyetjet në mendjen time se si do të kryej përgjegjësitë e të qenit një muslimane, si do të reagojnë njerëzit në vendimin tim, kur të kuptojnë që kam braktisur fenë dhe kulturën e familjes sime. E vendosur që gjëja më e mirë për të bërë është për të marrë gjërat një ditë në një kohë fillova duke u thënë njerëzve që i njihja tek të cilët gjeta përkrahje. Ndaja gjithçka me miket e mia më të afërta muslimane dhe isha e prekur nga lumturia e tyre dhe oferta për ndihmë dhe inkurajim. Ndjeva një ndjenjë të paqes dhe kënaqësisë. E dija, isha duke bërë atë që kisha menduar dhe se Allahu do të bekojë përpjekjet e mia. Kështu u përgatita për të filluar vitin e ri, në një rrugë të drejtë dhe të re.
Burimi: hadithoftheday.com
Përktheu: Ferizate Ramadani
EDITOR
10 years ago
next article
Shndërroni celularin tuaj në mikroskop
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago