Categories
Lajme FRI

Kritere të reja për drejtorë dhe mësues të shkollave

Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Sindikata për arsim, shkencë dhe kulturë (SASHK) do të obligojnë me ligj drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme që japin provime profesionale. Propozim-ligji i parë është për trajnimin dhe testimin e drejtorëve për shkolla fillore, shkolla të mesme, shtëpi për nxënës dhe universiteteve të hapura qytetare për mësimin e përjetshëm.

Propozim-ligji i dytë është për provimin profesional të mësuesit, bashkëpunëtorit profesional dhe edukatorit në shkollë fillore, shkollë të mesme dhe shtëpi për nxënës.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Spiro Ristovski theksoi sot se këto reforma do të kontribuojnë për rritjen e cilësisë dhe për zhvillimin e sistemit edukativo-arsimor në vend. Këto dy vendime ligjore tashmë janë përgatitur, janë miratuar nga Qeveria, ndërsa gjatë javës së ardhshme do të gjenden në debatin kuvendor.
Propozim-ligji i parë, sipas Ristovskit, do të sigurojë kushte të barabarta për trajnim cilësor dhe dhënien e provimit për drejtor, transparencë në dhënien e provimit dhe kuadro më cilësore menaxheriale në institucionet arsimore.
Çdo kandidat për drejtor duhet të kalojë trajnimin kryesor, dhe më pas do ta japë provimin me të cilin do të kontrollohet aftësia e tij e përgjithshme për udhëheqjen dhe organizimin e punës në shkollë. Trajnimi do të realizohet në gjashtë module. Trajnimet do t’i organizojë Qendra shtetërore për provime.
Kandidatët në provim duhet tu përgjigjen saktë minimum 80 për qind nga gjithsej 50 pyetjet të cilat sipas përzgjedhjes së rastësishme i përzgjedh softueri elektronik në bazën e së cilit do të ketë 300 pyetje.
Certifikata e marrë nuk vlen nëse kandidati nuk zgjidhet drejtor në periudhë prej pesë viteve, nga dita e lëshimit të certifikatës. Nëse ndodh një gjë e këtillë, kandidati pas vitit të pestë duhet ta përsërisë tërë procedurën.
Propozim-ligji i dytë parasheh dhënien e provimit për kandidatët të cilët e kanë përfunduar stazhin për praktikë në shkollë dhe të cilët kanë konfirmim pozitiv për vlerësimin e karakteristikave për punën me fëmijë dhe adoleshentë në veprimtarinë edukativo-arsimore. Provimi duhet të jepet në afat prej gjashtë muajve, ndërsa më së voni një vit pas përfundimit të stazhit për praktikant. Kandidatët të cilët do ta japin provimin do të marrin licenca.
Për kandidatët për mësues, provimi përbëhet prej tri pjesëve- teorike ose kontrolli i njohurive teorike, praktik ose kontrolli i aftësisë për mbajtjen e orës mësimore dhe përgatitjen dhe mbrojtjen e punës për detyrë shtëpie me shkrim për shkak të kontrollit të njohurive profesionale, Provimi për kandidatët për bashkëpunëtor profesional dhe edukator përbëhet prej dy pjesëve- teorike dhe përgatitja dhe mbrojtja e detyrës së dhënë me shkrim. (INA)

Exit mobile version